Prezantohen Prefektët e rinj në Berat e Lezhë - Ministria e Brendshme
Postuar më: 24/05/2019

Prezantohen Prefektët e rinj në Berat e Lezhë

Prezantohen Prefektët e rinj në Berat e Lezhë

Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko ka prezantuar sot Prefektët e rinj të Qarkut Berat dhe Qarkut Lezhë.

Në takimin e organizuar në Prefekturën e Beratit, ku morën pjesë deputeti Nasufi, kryetarë bashkie dhe drejtues të njësive administrative të qarkut, zv.ministrja Kuko i ka uruar suksese në detyrën që i është besuar Prefektes Valbona Zylyftari, e bindur se do të jetë në lartësinë e detyrës së besuar. Ish-prefekti i Qarkut, Harrilla Dafa ka falënderuar të pranishmit për bashkëpunimin gjatë ushtrimit të detyrës dhe i ka uruar suksese pasardhëses në detyrë.

Ndërkohë në Lezhë, zv.ministrja Kuko ka prezantuar Prefektin e ri, Gjok Jaku, në një takim ku ishin të pranishëm edhe deputetja Jaku, ish-prefekti Gjergj Prendi, si dhe drejtues vendor lokalë. Kuko ka shprehur vlerësime për kontributin e ish-prefektit Prendi dhe i ka uruar suksese Prefektit të ri në detyrën e caktuar.