Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) shpall vendet vakante për 9 pozicione - Ministria e Brendshme
Postuar më: 20/05/2019

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) shpall vendet vakante për 9 pozicione

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE (shkarko)

Në mbështetje të Ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; të ligjit nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të VKM-së nr.81 datë 14.02.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara”; të Vendimit nr.187 datë 08.03.2017, i ndryshuar; të Urdhrit të Kryeministrit nr.46 datë 09.03.2018 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara”; të Rregullores së Brendshme të ABP-së me nr. 365 datë 16.04.2019 “Për metodat e brendshme të punës dhe për sjelljen e personelit të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP)” – Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) shpall vendet vakante për 9 pozicionet:

1. Koordinator/e, Drejtoria e Zhvillimit të Prokurimeve – Kategoria e pagës III-a  –  (5 vende)

  • Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin

Realizon detyrat në përputhje me legjislacionin, objektivat e institucionit, standardet administrative dhe procedurat teknike, duke mbajtur parasysh edhe praktikat profesionale; Kryen detyra brenda udhëzimeve të përgjithshme e të veçanta, lidhur me objektivat e drejtorisë dhe brenda afateve të përfundimit të tyre; Raporton pranë drejtorit të drejtorisë në mënyrë periodike në lidhje me ecurinë e realizimit të detyrave të tij; Propozon zgjidhje tek drejtori i drejtorisë për problemet e hasura; Ndihmon në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; Kryen me përgjegjshmëri detyrat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, si anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave, në procedurat ku është caktuar; Shfrytëzon të gjithë kapacitetin profesional dhe njerëzor për realizimin e objektivave brenda fushës së përgjegjësisë; Përgatit dhe administron dokumentacionin e komisionit të vlerësimit të ofertave, për procedurat e prokurimit të caktuara nga kryetari i komisionit; Siguron të dhëna të detajuara, analiza dhe njohuri të specialitetit, ofron ide dhe mendime teknike, argumenton nga ana teknike propozimet përkatëse, sipas fushës së ekspertizës dhe objekteve të prokurimit që kryen organi qëndror blerës, ABP-ja; Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

  • Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion

Kritere të përgjithshme: Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral. Të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; të mos ketë masë disiplinore në fuqi; ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose shërbimi civil.

Kritere të posaçme:  Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

Arsimi: Master Shkencor apo Master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, në Shkenca Juridike / Ekonomike / Inxhinieri Tekstili / Inxhinieri Mekanike / Inxhinieri Elektrike/Elektronike dhe të ngjashme me to. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

Njohuri dhe aftësi: njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale; njohuri shumë të mira të legjislacionit për prokurimin publik sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria dhe njohuri shumë të mira të procedurave administrative; aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; aftësi për të shqyrtuar, verifikuar dhe vlerësuar; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi; aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

Eksperienca: Të ketë të paktën 2 vite përvojë pune.

Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Word, Excel, Internet.

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim/Letër motivimi
  2. Jetëshkrim
  3. Fotokopje të diplomës Master Shkencor/Master Profesional (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  8. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm ose vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  9. Vërtetim nga institucioni/punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

  • Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 07.06.2019, nëpërmjet: postës zyrtare/e-mail ABP@mb.gov.al/dorëzimit në protokollin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Ministria e Brendshme, Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë.
  • Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar dhe zhvillimi i intervistës me ta, njoftimi i kandidatëve të suksesshëm nga komisioni “Ad-Hoc”, do të bëhet brenda datës 24.06.2019.

2. Përgjegjës/e Sektori, Drejtoria Teknike – Kategoria e pagës III-a   –  (2 vende)  

  • Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin

Mbikëqyr dhe koordinon veprimtarinë administrative të sektorit përkatës; Udhëzon, këshillon dhe ndjek nga afër zbatimin e detyrave të specialistëve të sektorit përkatës; Analizon dhe zgjidh probleme, brenda kuadrit të veprimtarisë së sektorit përkatës dhe në përputhje me legjislacionin, duke përdorur njohuri të thella profesionale; Zgjidh probleme lidhur me aktivitetet e përditshme që ndikojnë në arritjen e rezultateve faktike të sektorit përkatës;  Siguron dhe mban përgjegjësi për realizimin e objektivave të sektorit përkatës; Siguron që veprimtaria e sektorit përkatës të jetë në përputhje me kuadrin ligjor, procedurat dhe standardet; Krijon, përditëson dhe administron bazën e të dhënave të sektorit përkatës; Raporton dhe përgjigjet direkt tek drejtori i drejtorisë, i cili vendos mbi çështjet procedurale të lidhura me veprimtarinë e sektorit përkatës; Merr pjesë në njësitë e prokurimit të ngritura nga titullari dhe zbaton me përgjegjshmëri detyrat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi; Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

  • Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion

Kritere të përgjithshme: Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral. Të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; të mos ketë masë disiplinore në fuqi; ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose shërbimi civil.

Kritere të posaçme:  Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

Arsimi: Master Shkencor apo Master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, në Shkenca Juridike/Ekonomike dhe të ngjashme me to. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

Njohuri dhe aftësi: njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale; njohuri shumë të mira të legjislacionit për prokurimin publik sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria dhe njohuri shumë të mira të procedurave administrative; aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; aftësi për të shqyrtuar, verifikuar dhe vlerësuar; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi; aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

Eksperienca: Të ketë të paktën 2 vite përvojë pune në administratë publike.

Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Word, Excel, Internet.

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
  2. Jetëshkrim
  3. Fotokopje të diplomës Master Shkencor / Master Profesional (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  8. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm ose vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  9. Vërtetim nga institucioni/punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

  • Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 07.06.2019, nëpërmjet: postës zyrtare/e-mail ABP@mb.gov.al / dorëzimit në protokollin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Ministria e Brendshme, Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë.
  • Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar dhe zhvillimi i intervistës me ta, njoftimi i kandidatëve të suksesshëm nga komisioni “Ad-Hoc”, do të bëhet brenda datës 24.06.2019.

3. Specialist/e, Sektori i Përpunimit të Mallrave e Shërbimeve të Posacme, Drejtoria Teknike – Kategoria e pagës III-b  – (1 vend)

  • Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin

Realizon detyrat në përputhje me legjislacionin, objektivat e institucionit, standardet administrative dhe procedurat teknike, duke mbajtur parasysh edhe praktikat profesionale; Kryen detyra brenda udhëzimeve të përgjithshme e të veçanta, lidhur me objektivat e sektorit përkatës dhe brenda afateve të përfundimit të tyre; Kryen detyra rutinë brenda funksionit, në përputhje me udhëzimet verbale apo me shkrim të eprorëve dhe nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të sektorit; Trajton me përgjegjshmëri dhe në afat, praktikat e dhëna për ndjekje nga përgjegjësi i sektorit përkatës; Raporton pranë përgjegjësit të sektorit përkatës në mënyrë periodike në lidhje me ecurinë e realizimit të detyrave të tij; Identifikon mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave të punës; Ndihmon në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; Kontribuon në realizimin e detyrave të ngarkuara nga eprorët, për punë që lidhen me fushën e përgjegjësisë së sektorit përkatës; Shfrytëzon të gjithë kapacitetin profesional dhe njerëzor për realizimin e objektivave brenda fushës së përgjegjësisë; Merr pjesë në njësitë e prokurimit të ngritura nga titullari dhe zbaton me përgjegjshmëri detyrat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi; Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

  • Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion

Kritere të përgjithshme: Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral. Të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; të mos ketë masë disiplinore në fuqi; ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose shërbimi civil.

Kritere të posaçme:  Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

Arsimi: Master profesional / Master Shkencor apo Master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, në Shkenca Juridike / Ekonomike dhe të ngjashme me to. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

Njohuri dhe aftësi: Njohuri të gjera brenda fushës profesionale dhe legjislacionit për prokurimin publik, sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria; njohuri shumë të mira të procedurave administrative; aftësi analitike dhe planifikim të pavarur nisur nga detyrat e pozicionit të punës; aftësi për të respektuar afatet dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja; njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; aftësi për të integruar informacionin me politikat institucionale; aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione politikash dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi.

Eksperienca: Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në administratë publike.

Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Ëord, Excel, Internet.

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
  2. Jetëshkrim
  3. Fotokopje të diplomës Master Shkencor / Master Profesional (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  8. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm ose vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  9. Vërtetim nga institucioni/punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

  • Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 07.06.2019, nëpërmjet: postës zyrtare / e-mail ABP@mb.gov.al / dorëzimit në protokollin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Ministria e Brendshme, Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë.
  • Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar dhe zhvillimi i intervistës me ta, njoftimi i kandidatëve të suksesshëm nga komisioni “Ad-Hoc”, do të bëhet brenda datës 24.06.2019.

4. Specialist/e, Sektori i Standardeve e Analizës, Drejtoria e Standardeve dhe Monitorimit të Cilësisë – Kategoria e pagës III-b  – (1 vend)

  • Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin

Realizon detyrat në përputhje me legjislacionin, objektivat e institucionit, standardet administrative dhe procedurat teknike, duke mbajtur parasysh edhe praktikat profesionale; Kryen detyra rutinë brenda funksionit, në përputhje me udhëzimet verbale apo me shkrim të eprorëve dhe nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të sektorit; Trajton me përgjegjshmëri dhe në afat praktikat e dhëna për ndjekje nga përgjegjësi i sektorit; Raporton pranë përgjegjësit të sektorit në mënyrë periodike në lidhje me ecurinë e realizimit të detyrave të tij; Identifikon mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave të punës; Ndihmon në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; Kontribuon në realizimin e detyrave të ngarkuara nga eprorët për punë që lidhen me fushën e përgjegjësisë së sektorit; Shfrytëzon të gjithë kapacitetin profesional dhe njerëzor për realizimin e objektivave brenda fushës së përgjegjësisë; Merr pjesë në grupet e punës për unifikimin e specifikimeve teknike/ termave të referencës, për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj, në përputhje me standardet e miratuara; Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

  • Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion

Kritere të përgjithshme: Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral. Të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; të mos ketë masë disiplinore në fuqi; ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose shërbimi civil.

Kritere të posaçme:  Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

Arsimi: Master profesional / Master Shkencor apo Master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, në Shkenca Juridike / Ekonomike dhe të ngjashme me to. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

Njohuri dhe aftësi: Njohuri të gjera brenda fushës profesionale dhe legjislacionit për prokurimin publik, sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria; njohuri shumë të mira të procedurave administrative; aftësi analitike dhe planifikim të pavarur nisur nga detyrat e pozicionit të punës; aftësi për të respektuar afatet dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja; njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; aftësi për të integruar informacionin me politikat institucionale; aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione politikash dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi.

Eksperienca: Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune.