» Ministri Lleshaj pret homologun e Kosovës, z.Mustafa
Postuar më: 22/12/2018

Ministri Lleshaj pret homologun e Kosovës, z.Mustafa

VIDEO  Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, z.Ekrem Mustafa dhe delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë e Policisë.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, me fokus të posaçëm forcimin e kontrollit të kufijve dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në dy shtetet tona.

Takimi mes dy ministrave të Brendshëm, pason mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, mbajtur në Pejë disa javë më parë.

Delegacionet diskutuan gjithashtu mbi thellimin e bashkëpunimit policor dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në proceset e integrimit evropian, në të dy vendet.