Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në zbatim të Urdhrit Nr. 577, datë 04.11.2015 të Ministrit të Punëve të Brendshme “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të nëpunësit të zyrës së gjendjes civile në bashki”, më datë 01.10.2018 zhvilloi për vendet e lira të punës në zyrat e gjendjes civile të disa njësive administrative te Bashkisë Lezhë.
Në vijim të detyrimeve që rrjedhin nga akti i lartpërmendur, komisioni i vlerësimit të testimit, i ngritur sipas Urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm, datë 01.10.2018, “Për vlerësimin e testimit për nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile në bashki”, korrigjoi testimet e kandidatëve.
Pasi korrigjoi nivelin e njohurive për pjesëmarrësit në testimin e zhvilluar më datë 01.10.2018 Komisioni vlerësoi dhe konsideron si të rregullt testimin e zhvilluar, duke i renditur sipas pikëve;
Bashkia Lezhë
V.O. Testimi është i pavlefshëm pasi vetëm njëri nga kandidatët ka marrë më shumë se 50 pikë.
Njësia Administrative Blinisht
Njësia Administrative Balldren
Njësia Administrative Dajç
V.O. Testimi është i pavlefshëm pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë më shumë se 50 pikë.
Shënim: Çdo i interesuar që pretendon se nuk i është pasqyruar drejt rezultati nga komisioni i vlerësimit të testimit, në mbështetje të pikës 1 KREU V të Rregullores miratuar me Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme, mund të paraqesë pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, brenda 5 ditëve nga dalja e njoftimit, ankimin për rishikim të testimit.
© Ministria e Brendshme 2019 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.