» Fier/”Forca e Ligjit” në veprim, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme
Postuar më: 01/10/2018

Fier/”Forca e Ligjit” në veprim, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme

Fier – “Forca e Ligjit”, në veprim, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale.

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe gjurmimit, evidentimit dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit V.Z. (A.G.).

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokuroninë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit V.Z., 50 vjeç, banues në, Fier. Ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro:

  • Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” Fier.
  • Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen “Kryengritja e Fierit”.
  • Një automjet i markës “Benz”.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të.