» Vlorë/Ministri takim me strukturat drejtuese të Policisë dhe inspektim në Port
Postuar më: 05/08/2018

Vlorë/Ministri takim me strukturat drejtuese të Policisë dhe inspektim në Port

Vlorë – Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë. Në fokus të bisedës ishin masat policore dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror. Gjithashtu u diskutua edhe mbi masat për parandalimimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.

Gjatë takimit u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, Drejtorin Vendor të Vlorēs dhe ekipin e ri drejtues.

Ai inspektoi Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore. Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur rradhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Ministri kërkoi nga autoritetet policore në Port, një shërbim më të mirë dhe komunikim më etik, marrë shkas nga disa njoftime të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe mesazhe dërguar atij.