» Tiranë – SHÇBA arrestoi punonjësin e Gardës, për dhunë në familje
Postuar më: 27/07/2018

Tiranë – SHÇBA arrestoi punonjësin e Gardës, për dhunë në familje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi një punonjës të repartit të ceremonialit në Gardën e Republikës, për shkak të kërcënimeve dhe veprimeve të dhunshme ndaj shtetases me të cilën kishte bashkëjetuar më parë.

Arrestimi në flagrancë u krye pasi punonjësi Sejdi Visha, 29 vjeç, me profesion trup shërbimi pranë repartit të Ceremonialit të Gardës, i bëri kërcënime me jetë ish-bashkëjetueses.

Veprimet e punonjësit të Gardës ishin të përsëritura, megjithëse shtetasja kishte bërë kërkesë për “Urdhër mbrojtje”. Autori u arrestua për “Dhunë në familje” ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.