» “Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë, bashkë kundër dhunës në familje”
Postuar më: 19/07/2018

“Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë, bashkë kundër dhunës në familje”

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe zv.ministrja e Drejtësisë Teuta Vodo u takuan me Koordinatorët Vendore të Dhunës në Familje. Në takim u diskutuan çështje të koordinimit institucional si dhe lehtësimi i shërbimeve për viktimat, ndihma ligjore dhe ekonomike si dhe rritjen e kujdesit social sidomos për të miturit.

Znj.Kuko në fjalën e saj theksoi rëndësinë e zbatueshmërisë së ligjit për masat ndaj dhunës familjare, si dhe ofroi mbështetjen e plotë të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) për t’iu përgjigjur në kohë reale gjithë problematikave që vijnë nga bashkitë.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e hartimit dhe miratimit të akteve nënligjore në zbatim të ligjit për masa ndaj dhunës në familje, por edhe ligjit për vetëqeverisjen vendore. Ky format takimi do të vijojë të zhvillohet në mënyrë periodike.