» Lezhë – Takime për luftën antikanabis dhe masat për sezonin turistik
Postuar më: 13/07/2018

Lezhë – Takime për luftën antikanabis dhe masat për sezonin turistik

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda mori pjesë në analizën e Prefekturës në Lezhë, të drejtuar nga Prefekti i Qarkut Gjergj Prendi, për masat antikanabis. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Policisë vendore dhe drejtues të pushtetit lokal.

Zv.ministrja Voda u njoh me rezultatet Task Forcës Vendore kundër kultivimit të kanabisit në këtq qark. Ajo vlerësoi Policinë e Shtetit dhe agjecitë e tjera për angazhimin me zero tolerancë kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi masat për sezonin turistik. Sipas Prefektit Prendi, krahasuar me një vit më parë ka përmirësime të ndjeshme, ndërkohë zv.ministrja e Brendshme kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë institucionet për mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik.

TË REJAT E FUNDIT