Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda priti një delegacion nga Kosova, kryesuar nga zv.ministri i Brendshëm njëkohësisht Koordinator Nacional për Migrimin, Izmi Zeka.
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e migracionit të paligjshëm dhe shkëmbimi i praktikave më të mira të të dy vendeve.
Diskutimet u ndalën edhe te fenomeni tashmë i evidentuar, edhe nga UNHCR-ja, që azil kërkuesit nga vendet e treta po e përdorin Shqipërinë dhe Kosovën si pikë ndalimi ose pushimi për të vazhduar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
© Ministria e Brendshme 2019 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.