Publikohet lista e pjesëmarrësve për anëtarë të Këshillit të Jashtëm të Vlerësimit dhe ST.pdf
Bordi i Përzgjedhjes publikon listën e pjesëmarrësve (BASHKËLIDHUR) në konkurim për pozicionet e lira të anëtarëve të Këshillit të Jashtëm të Vlerësimit, si dhe për pozicionet e anëtarëve të Sekretariatit Teknik, në zbatim të nenit 11 e 12 të Ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga aplikantët, mbi përmbushjen ose jo të kritereve, të parashikuara në nenet 10 dhe 12 të Ligjit nr.12/2018, Bordi i Përzgjedhjes do të publikojë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme listën e konkurentëve të cilët plotësojnë kriteret ligjore dhe kualifikohen për fazën e dytë të përzgjedhjes.