Ftesë për aplikim për punësim tek Qendra e Pushimit Durrës - Ministria e Brendshme
Postuar më: 16/03/2018

Ftesë për aplikim për punësim tek Qendra e Pushimit Durrës

Qendra e Pushimit e Ministrisë së Brendshme në Durrës, njofton se ka hapur aplikimet për punësim për “Punonjës Gjelbërimi”

KANDIDATËT E INTERESUAR DUHET TË PLOTËSOJË KRITERET:

  • Të kenë shtetësinë shqiptare;
  • Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë për punë;
  • Të ketë arsimin bazë;
  • Të mos jenë të dënuar penalisht me një vendim gjykate të formës së prerë;
  • Të gëzojnë integritet moral dhe profesional dhe për të cilët të mos jetë marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës;

 

KRITERE SPECIFIKE:

Të kenë eksperiencë pune 3 vjet në fushën e gjelbërimit, krasitjeve, sisteme vaditje, mbjelljes së pemëve, luleve, kultivimin dhe rritjen e tyre;

Paraqitja e dokumentacionit duhet të bëhet brenda datës 26.03.2018 në zyrën e protokollit, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.

DOKUMENTAT QË DUHEN TË PARAQITEN

  • Jetëshkrim;
  • Diploma e arsimit bazë, lista e notave (fotokopje);
  • Certifikata ose diplomat e kualifikimeve dhe të specializimeve(fotokopje);
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit(ID);
  • Raport mjeko-ligjor;
  • Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore;
  • Fotokopje të librezës së punës për të vërtetuar eksperiencën e kërkuar;