Sesioni i NATO-s, Policia e Tiranës njofton bllokimin e akseve rrugore - Ministria e Brendshme
Postuar më: 25/05/2016

Sesioni i NATO-s, Policia e Tiranës njofton bllokimin e akseve rrugore

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra, pasi nga data 27.05.2016 deri më 31.05.2016, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet “Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s“.

Duke nisur nga ora 08:00 e datës 26 maj, nuk do të lejohet qarkullimi në Sheshin “Nënë Tereza” dhe Sheshin Italia.

Duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.05.2016 deri më datë 31.05.2016, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në këto rrugë të bllokuara:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza”
– Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin”
– Rruga Lekë Dukagjini, nga Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” deri tek Sheshi “Italia”
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali II”
– Sheshi “Italia”, Rruga përball Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”

Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” nuk do të funksionojë gjatë ditëve të këtij Sesioni.

Gjithashtu, njoftojmë të gjithë kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve përrreth Pallatit të Kongreseve.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij Sesioni.

 

DREJTORIA VENDORE E POLICISË TIRANË