Shpallen rezultatet (e pjesshme) të testimit për zyrat e Gjendjes Civile në Qarkun Kukës, Dibër, Shkodër - Ministria e Brendshme
Postuar më: 05/03/2016

Shpallen rezultatet (e pjesshme) të testimit për zyrat e Gjendjes Civile në Qarkun Kukës, Dibër, Shkodër

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (në zbatim të Urdhrit Nr. 577, datë 04.11.2015 të Ministrit të Punëve të Brendshme “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të nëpunësit të zyrës së gjendjes civile në bashki”) më datë 29.02.2016 zhvilloi testimin për vendet e lira të punës në zyrat e gjendjes civile të disa njësive administrative, të bashkive Lezhë, Shkodër, Vau i Dejës, Tropojë, Kukës, Mirditë, Bulqizë, Has, Dibër Kurbin.

Në vijim të detyrimeve që rrjedhin nga akti i lartpërmendur, komisioni i vlerësimit të testimit (i ngritur sipas Urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm, me Nr. 1340/1 prot., datë 26.02.2016, “Për vlerësimin e testimeve të kandidatëve për nëpunës të shërbimit të gjendjes civile në bashki”), korrigjoi testimet e kandidatëve.
Komisioni, pasi korrigjoi nivelin e njohurive për pjesëmarrësit në testimin e zhvilluar më datë 29.02.2016, vlerësoi dhe konsideron si të rregullt testimin për zyrat të cilat i pasqyron si më poshtë vijon, duke i renditur sipas pikëve, për çdo njësi administrative:

Njësia Administrative Kukës, Bashkia Kukës:
1. Z. Bajram ADEMI 77 pikë
2. Z. Rezart HOXHA 60 pikë
3. Z. Ilir NERGUTI 32 pikë

Njësia Administrative Tërthore, Bashkia Kukës:
1. Znj. Ermelinda ADEMAJ 59 pikë
2. Z. Besjan CENGU 51 pikë
3. Znj. Arta ADEMAJ 14 pikë

Njësia Administrative Lekbibaj, Bashkia Tropojë:
1. Z. Vilson LEKAJ 59 pikë
2. Z. Prelë GJOLI 55 pikë
3. Z. Fisnik SINANI 0 pikë

Njësia Administrative Margegaj, Bashkia Tropojë:
1. Znj. Zylfije YMERAJ 67 pikë
2. Znj. Edmira MADANI 53 pikë
3. Znj. Zarife AHMETAJ 9 pikë

Njësia Administrative Tropojë Fshat, Bashkia Tropojë
1. Z. Avdyl AGAJ 56 pikë
2. Znj. Shefkie HAXHIAJ 52 pikë
3. Znj. Aurela PROZLLOMI 14 pikë

Njësia Administrative Bytyç, Bashkia Tropojë;
1. Z. Rasim IMERAJ 59 pikë
2. Z. Adriatik SALLAHU 51 pikë
3. Z. Beqir SINANI 18 pikë

Njësia Administrative Bulqizë, Bashkia Bulqizë; 
1. Znj. Erblina MARKJA 66 pikë
2. Znj. Teuta CAMI 51 pikë
3. Znj. Arseola MULIA 35 pikë

Njësia Administrative Hajmel, Bashkia Vau i Dejës:
1. Znj. Donika MATOSHI 80 pikë
2. Znj. Zana LECI 71 pikë
3. Znj. Vjollca TANUSHI 64 pikë
4. Znj. Marinela DEDA 13 pikë
5. Z. Gentjan NDOJ 10 pikë

Njësia Administrative Shkodër, Bashkia Shkodër:
1. Znj. Sesil KAVAJA 51 pikë
2. Znj. Nersada MANDIJA 47 pikë
3. Znj. Marsida MIRASHI 40 pikë
4. Znj. Liridona PJETRI 24 pikë
5. Z. Besmir BERÇAJ 8 pikë
6. Znj. Armela VATA 7 pikë
7. Znj. Arnisa SALIHI 3 pikë

Shënim: Çdo i interesuar që pretendon se nuk i është pasqyruar drejt rezultati nga komisioni i vlerësimit të testimit, në mbështetje të pikës 1, KREU V, i Rregullores, miratuar me Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme, mund të paraqesë pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, brenda 5 ditëve nga dalja e njoftimit, ankimin për rishikim të testimit.

*Për shkak të angazhimit të Komisionit, rezultatet për qarkun e Lezhës do të publikohen ditën e martë.