VIDEO - Krujë, operacioni “Bret 2014” për asgjesimin e lëndëve narkotike - Ministria e Brendshme
Postuar më: 06/06/2014

VIDEO – Krujë, operacioni “Bret 2014” për asgjesimin e lëndëve narkotike

VIDEO – Operacioni per asgjesimin e lendes narkotike

Bazuar në planin e operacionit për kontrollin e territorit, ku dyshohet se kultivohet bimë narkotike, ditën e sotme, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, është ushtruar kontroll në territorin e Bashkisë Krujë, përkatësisht në fshatin Bret, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe asgjesuan 5 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa.

Nga strukturat e policisë është bërë asgjesimi e djegia e plotë e këtyre bimëve, ku në total u asgjesuan 200 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë u kryen veprimet e para hetimore dhe po vijon puna për identifikimin e personave përgjegjës.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale  “Kultivimi i bimeve narkotike ”, parashikuar nga neni  284  i Kodit Penal.

Kontrollet e strukturave të policisë do të vijojnë, me synim monitorimin e plotë të të gjithë territorit.