Hapet stacioni zjarrëfikës në Tunelin e Krrabës - FOTO - Ministria e Brendshme
Postuar më: 02/06/2014

Hapet stacioni zjarrëfikës në Tunelin e Krrabës – FOTO

Nisi të funksionojë me kohë të plotë stacioni zjarrfikës (PMNZSH) në Tunelin e Krrabës.

Në stacion u vendos automjet zjarrfikës, ndërsa personeli u akomodua në një ambjent të posaçëm pranë hyrjes së Tunelit, të gatshëm për të ndërhyrë në çdo rast urgjencë në 24 orë.

Stacioni do të shërbejë për rritjen e sigurisë publike.

Tuneli ka një ngarkesë lëvizje automjetesh të konsiderueshëm, pasi gjendet në mesin e aksit rrugor nacional që lidh Tiranën me Elbasanin. cxx