VIDEO - Ekstradohen drejt Italisë 8 persona të arrestuar në Janar-Shkurt 2014 - Ministria e Brendshme
Postuar më: 21/05/2014

VIDEO – Ekstradohen drejt Italisë 8 persona të arrestuar në Janar-Shkurt 2014

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane u bë i mundur ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë i 8 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol – Roma për krime të rënda si pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, vrasje në rrethana rënduese.

VIDEO – Ekstradimi nga Rinasi drejt Italise

Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer gjatë operacioneve të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit në muajt janar-shkurt 2014.

Me një avion të posaçëm të autoriteteve italiane, rreth orës 11:00, u krye ekstradimi drejt Italisë, i shtetasve:

1 – Gezim Xhemal Gjini, vjeç 57, banues në Luz/Krujë. Gjykata e Udines, Itali, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhërin e arrestit të datës 07.09.2012, për “Shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion klandestin”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 110, 61, Ligji 785/58 dhe 39/90. Maksimumi i dënimit: 5 vjet 2 muaj burg. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e policisë në Durrës më datë 07.01.2014.

2 – Eugen Enver Caushi, vjeç 29, nga Fieri. Gjykata e Milanos, ka lëshuar ndaj shtetasit Eugen CAUSHI, Urdhërin e Arrestit datë 27.01.2014, për veprën penale të “Organizatë kriminale, ndihmë dhe nxitje për prostitucion”, parashikuar nga neni 416 i Kodit Penal dhe nenet 3 dhe 4 të Ligjit 75/58. Maksimumi i dënimit: 17 vjet burg. Ky shtetas është arrestuar më datë 04.02.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

3 – Eder Avdulla Dorzi, vjeç 31, nga Tirana. Gjykata e Milanos, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhërin e Arrestit datë 27.01.2014, për veprën penale të “Organizatë kriminale, ndihmë dhe nxitje për prostitucion”, parashikuar nga neni 416 i Kodit Penal dhe nenet 3 dhe 4 të Ligjit 75/58. Maksimumi i dënimit: 17 vjet burg. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e policisë në Tiranë më datë 03.02.2014.

4 – Rigers (Daniel) Qemal Hysa, vjeç 40, nga Burreli. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Romës, ka lëshuar Urdhërin e Arrestit datë 12.06.2013, për kryerjen e veprës penale të “Organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 146, 1-2 të Kodit Penal Italian dhe nenet 3 të Ligjit 75, datë 20.02.1958, dhe 110. Maksimumi i dënimit: 21 vjet burg. Ky shtetas është arrestuar më datë 11.01.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

5 – Dorjan Shefqet Doçi, vjeç 40, nga Tirana. Gjykata e Apelit Milano, me vendim datë 16.11.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge”, parashikuar Kodi Penal Italian. Ky shtetas është arrestuar më datë 30.01.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

6 – Ardian (Adrian) Thoma Allkanjari, vjeç 43, banues në fshatin Gradishtë, Lushnje. Ndaj këtij shtetasi është lëshuar Urdhëri i ekzekutimit nga Zyra e Prokurorit të Milanos, (në vijim të vendimit të Gjykatës së Apelit Milano, datë 18.12.2007, definitiv më datë 07.05.2008), për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje“, dënuar me 9 vjet 11 muaj burg, bazuar në nenet 575, 577 të Kodit Penal Italian dhe nenin 4 të Ligjit 110/75. Ky shtetas është arrestuar më datë 12.02.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnjë.

7 – Mikelo Agim Kararaj, i regjistruar me gjeneralitetet e Daniel Lika, vjeç 28, nga Patosi, Fier. Gjykata e Milanos, ka lëshuar ndaj shtetasit Mikelo KARARAJ, Urdhërin e Arrestit datë 27.01.2014, për veprën penale të “Organizatë kriminale, ndihmë dhe nxitje prostitucioni, trafik droge”, vepra penale të parashikuara nga neni 416 i Kodit Penal Italian, dhe nenet 3 dhe 4, të Ligjit 75/58, nenet 73 dhe 80 të Ligjit 309/90, neni 56 i Kodit Penal Italian. Maksimumi i dënimit: 30 vjet burg. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier më datë 03.02.2014.

8 – Arlind Nuredin Allasufi, vjeç 32, banues në Kavajë. Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës në Padova, ka lëshuar më datë 21.11.2007, Urdhër–burgimin, nr. 1213/ 2007 RES, pasi duhet të shlyejë dënimin prej 16 vjet e 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes”. Ky shtetas është arrestuar më datë 17.02.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

Ekstradimi i këtyre shtetasve nga Shqipëri drejt Italisë është bërë, mbështetur në Marrëveshjen dypalëshe të Ekstradimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Italisë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Roma.