Kryeministri Rama dhe Ministri Bushati vizitojnë Konsullatën e R.SH në Milano - Ministria e Brendshme
Postuar më: 14/04/2014

Kryeministri Rama dhe Ministri Bushati vizitojnë Konsullatën e R.SH në Milano

SHBA – Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Rama në Washington, u zhvillua një takim në zyrat qendrore të FBI, ku kryeministri shqiptar u prit nga Drejtori i FBI, James Comey.

Gjatë këtij takimi, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe kreu i FBI-së James Comey nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe Qeverisë shqiptare për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Kjo marrëveshje është e para e këtij lloji nënshkruar nga një Ministër i Brendshëm në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe FBI-së.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u bë me rastin e vizitës dhe takimeve që po zhvillon delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Rama në SHBA me autoritetet më të larta shtetërore, që kulmoi me takimin me Presidentin Obama dhe Zv.Presidentin Joe Biden.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje dypalëshe është nxitja e shkëmbimit të informacionit për verifikimin e të dhënave në luftën kundër terrorizmit, me synim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër terrorizmit.

Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre. Për palën shqiptare pikë kontakti do të jetë Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa për palën amerikane do të jetë TSC (Terrorism Screening Center).

Qeveria shqiptare mori vlerësimet e Drejtorit të FBI për luftën e deritanishme kundër krimit, terrorizmit dhe korrupsionit, si dhe për reformat e ndërmarra në sektorin e sigurisë.

Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore.

Gjithashtu, Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj, si njësi shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.