Elbasan - Operacioni "PREMTIMI" finalizohet me sukses - Ministria e Brendshme
Postuar më: 13/04/2014

Elbasan – Operacioni “PREMTIMI” finalizohet me sukses

VIDEO

Elbasan – Finalizohet mem sukses operacioni “PREMTIMI”. Sekuestrohen armë, municione dhe një sasi lënde narkotike. Arrestohen tre shtetas.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe në sajë të një hetimi të ndjekur me metoda speciale, specialistët kundër narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– Marsel Cani, 28 vjeç, banues në fshatin Jagodinë, i dënuar më parë me 2 vjet burg për “Vjedhje”
– Elton Ago, 29 vjeç, banues në fshatin Jagodinë
– Leo Deliu, 33 vjeç, banues në fshatin Tërbaç Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Këta shtetas u arrestuan nga efektivat e policisë së Elbasanit dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Kozma Naska”, Lagjia 5 Maji, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 3 armë zjarri automatik;
– 130 copë fishekë, model 56;
– 250 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Marsel Cani, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një pistoletë me mbishkrimin “EKOL-ES-55.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Trafikim i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga nenet 278/5, 278/a, 283/2 të Kodit Penal.