Lirohet nga detyra ish-komandati i Gardës, Prendi - Ministria e Brendshme
Postuar më: 20/09/2013

Lirohet nga detyra ish-komandati i Gardës, Prendi

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka liruar nga detyra dhe përjashtuar nga strukturat e Gardës së Republikës Agim Llupon. Urdhëri i Ministrit të Brendshëm është mbështetur në “Kushtetutën e Shqipërisë”, ligjin “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, “Rregulloren e personelit” dhe “Rregulloren e disiplinës”.

ME TË NJËJTËN BAZË LIGJORE MINISTRI I BRENDSHËM, I KA PROPOZUAR KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS LIRIMIN PARA KOHE NGA DETYRA DHE PËRJASHTIMIN NGA STUKTURAT, TË KOMANDANTIT TË GARDËS, NDREA PRENDI.

Ndrea Prendi dhe Agim Llupo ishin pezulluar nga detyra, në funksion të hetimit të ngjarjeve të datës 21 janar 2001. Lirimi i tyre para kohe nga detyra dhe përjashtimi nga strukturat e Gardës së Republikës është bërë me motivacionin e dënimit të tyre penalisht me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë.