Zv/ministrja Gjerbrea pret Drejtorin e Qendrës Rajonale të MARRI-t në Shkup, Maqedoni

Zv/ministrja e Puneve te Brendshme, Koordinatorja Kombetare e Luftes kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore, njekohesisht Koordinatore Kombetare per  MARRI-n (Migrim, Azil,Rajonale, Refugjatët,Iniciativa), Zonja Elona Gjebrea, pati nje takim ne  Ministrine e Puneve te Brendshme me Drejtorin e Qendres Rajonale te MARRI-t ne Shkup, Zotin Trpe Stojanovski.

Qellimi i takimit ishte informimi dhe njohja e metejshme me veprimtarine e Qendres Rajonale te MARRI-t ne Shkup dhe punen e saj per rritjen e kapaciteteve profesionale te institucioneve perkatese te Shteteve Anetare te MARRI-t. Gjithashtu, u diskutua per hapesira te mundshme bashkepunimi midis Shqiperise dhe Qendres Rajonale te MARRI-t ne kuadrin e e Kryesise se Radhes te Shqiperise te Procesit te Bashkepunimit te Europes Jug -Lindore  (PBEJL) si edhe per nevojen e realizimit te projekteve konkrete me interes per vendin tone ne fusha te ndryshme si, ne fushen e migrimit, azilit etj.

Ne takim u theksuan  perpjekjet dhe sukseset e Shqiperise  ne luften kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore si edhe arritjet e Policise se Kufirit  ne luften kunder migrimit te paligjshem.

Nje vemendje te veçante ne takim, Zonja Gjebrea i kushtoi rendesise qe ka anetaresimi i Republikes se Kosoves ne MARRI ne nje kohe sa me te shpejte, jo vetem per Kosoven, por gjithashtu per Shqiperine dhe rajonin e Ballkanit ne teresi.

Zonja Gjebrea, duke nenvizuar rendesine e bashkepunimit rajonal ne pergjithesi, theksoi edhe nevojen e rritjes se efektshmerise se bashkepunimit ne kuadrin e MARRI-t.