Zv/ministria Gjebrea pret kryetarin e Fondacionit për Trafikimin e Personave në Mbretërinë e Bashkuar

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe Koordinatorja Kombëtare për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, pati një takim të nivelit të lartë me zotin Anthony Steen, i Deleguari Special pranë Sekretares për Punët e Brendshme për Luftën kundër Skllavërisë Moderne dhe Kryetar i Fondacionit për Trafikimin e Personave në Mbretërinë e Bashkuar.

Zoti Steen është edhe Këshilltar i Sekretares për Punët e Brendshme për kthimin vullnetar dhe ri-integrimin e viktimave të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai shoqërohej nga deputeti Sir John Randall, zëvendës-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar zoti Stephen Hickling, zonja Tatjana Jordan nga Fondacioni për Trafikimin e Personave, si edhe zonja Susanne Farrell nga Home Office.

Në takim u diskutuan mundësitë për hartimin dhe arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi.