UNË JAM SI TI! – Fushata kundër fenomenit të trafikimit të personave

#UNËJAM SITI! – vijon fushata kundër fenomenit të trafikimit të personave

Sot, në 30 Korrik, Dita Botërore kundër Trafikimit të Personave, zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda ka përuruar një instalacion ndërgjegjësues në kuadër të luftës nga këtij fenomeni.

Aktiviteti u zhvillua në Parkun “Rinia” në Tiranë në bashkëpunim me organizatën “Të ndryshëm & Të Barabartë”.

Instalacioni ndërgjegjësues #UNËJAMSITI! është realizuar nga një grup vajzash që i kanë mbijetuar trafikimit dhe është i vendosur në ambjentet e Parkut “Rinia”, ku do të qëndrojë deri ditën e premte për këdo që do ta vizitojë.

Një nismë e tillë nga viktima të trafikimin, realizohet për herë të parë në Shqipëri ndërsa grupi i vajzave që i kanë mbijetuar trafikimit kanë realizuar me shumë përkushtim dhe dashuri fushatën ndërgjegjësuese “UNE JAM SI TI! UNË JA DOLA MBANË! EDHE TI MUNDESH!”.

Ky inaugurim kulmon një sërë aktivitetesh që kanë marrë jetë nga kjo fushatë duke përcjellë shumë mesazhe shprese dhe vetëdijësimi.

Zv.Ministrja e Brendshme njëkohësisht edhe Koordinatorja Kombëtare për Luftën kundër trafikimit në Persona Rovena Voda e ka përkrahur këtë fushatë që në fillimet e saj.

Aktivitetet ndërgjegjësuese do të vijojnë në qytete të tjera, ndërsa etapa më e afërt është Vlora.

 

  1. 22.jpg
  2. 33.jpg