Trajnimet mbi respektimin e të drejtave të viktimave të trafikimit nga institucionet lokale të zbatimit të ligjit

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje te Luftës kundër Trafikimit te Personave, ne bashkëpunim me qendrën Psiko-sociale “Vatra”, me mbështetjen e  Ambasadës Amerikane, në disa qarqe të vendit do te zhvillojnë/po zhvillojnë trajnime me temë “Respektimi i të drejtave të viktimave të trafikimit nga institucionet lokale të zbatimit të ligjit”.

Projekti në fjalë synon të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve të strukturave lokale  ligjzbatuese lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, lidhur me strategjitë dhe teknikat e hetimit për veprat penale të trafikimit të personave, identifikimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit sipas Procedurave Standarde të Veprimit, si dhe gjithashtu hetimin e veprave të tjera kriminale lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore si shfrytëzimi i prostitucionit ose keqtrajtimi i fëmijëve.

 

Trajnimi i parë u zhvillua në datë 16 tetor, në Tiranë dhe, përveç përfaqësuesve nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit morën pjesë edhe Zëvendësministrja e Brendshme, Znj Rovena Voda dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Trajnimi i dytë u zhvillua në datë 9 nëntor në Vlorë, ku në të dy takimet morë pjesë rreth 50 prokurorë dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

 

Trajnimet e tjera, bazuar në kalendar të zhvillohen edhe në qarqet: Durrës, Gjirokastër,  Berat, Fier, Kukës dhe Shkodër.