Trajnimet “Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar – Faza 2 (THB/IFS/2”

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave (ZKKA)  në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Zhvillimit të Politikave të Migrimit (ICMPD) në datat 21-23 nëntor organizuan trajnimin treditor me teme “Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar – Faza 2 (THB/IFS/2)” .

Në trajnim morën  pjesë përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata për Krime të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se Shtetit. Ky trajnim pati qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe efektivitetit të hetimit, vlerësimit të riskut, gjykimit, ndjekjes penale, etj. të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Me anë të këtij trajnimi u synua që, specialistët pjesëmarrës në këtë kurs, do të mund të shërbejnë në të ardhmen edhe si trajnues të kolegëve të tyre përkatës.

Temat kryesore që u trajtuan në trajnim janë:

  • “Migrimi i paligjshëm i trafikimit të qenieve njerëzore”;
  • “Treguesit e trafikimit të qenieve njerëzore”;
  • “Intervistat përzgjedhëse në rastet e trafikimit të qenieve njerëzore”;
  • “Vlerësimi i rrezikut në rastet trafikimit të qenieve njerëzore”;
  • “Nevojat e viktimave në rastet e trafikimit të qenieve njerëzore”;
  • “Intervistat mbi bazën e provave”;
  • “Teknikat hetimore të specialistit në hetimet e trafikimit të qenieve njerëzore”;
  • “Përdorimi i regjistrimeve të vendimeve në rastet e trafikimit të qenieve njerëzore”;
  • “Shqyrtimi i skenës së krimit në hetimet e trafikimit të qenieve njerëzore”.