Takime ndërgjegjësuese në qarkun e Elbasanit lidhur me fëmijët e pashoqëruar

12-13 Qershor 2018, Elbasan – Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Komitetin Rajonal Antitrafik, Shërbimin Social Shtetëror, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Departamenti për Kufirin dhe Migracionin) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në vijim të zbatimit të fushatës kombëtare verore antitrafikim, zhvilluan takime ndërgjegjësuese në qarkun e Elbasanit lidhur me fëmijët e pashoqëruar në vendet e BE-së, kryesisht në Itali.

 

Takimet e organizuara përfshinin:

· Një workshop me anëtarë të komunitetit, prindër, të rinj etj., organizuar në Qendrën Sociale Rinore “Riemar”. Në takim morën pjesë rreth 20 pjesëmarrës nga zona të ndryshme rurale, përfshirë: Bradashesh, Peqin, Librazhd, Rrasë, Grekan, Belsh, ku diskutuan për fëmijët e pashoqëruar në Itali dhe shpjeguan arsyet/faktorët që sipas tyre favorizojnë fenomenin.

· Takim me 6 punonjës nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Cërrik dhe Belsh. Ata shpjeguan se kanë raste të fëmijëve të cilët janë larguar dhe po bëjnë vlerësime familjare dhe ndjekin rastet me referim dhe monitorim të tyre.

· Takim me anëtarët e Tryezës Teknike Antitrafikim të qarkut Elbasan, ku morëm pjesë rreth 15 persona: përfaqësues nga Këshilli i Qarkut, bashkia, Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, DVP, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale Arsimore, qendra “Tjetër Vizion” dhe Forumi i Gruas, Elbasan. Pjesëmarrës diskutuan hapur për çështjet e fëmijëve të pashoqëruar dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. Mungesa e mundësive për individët, vështirësitë që hasin familjet për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për ta, janë faktorët kryesor shtytës të artikuluar nga pjesëmarrësit.

· Takimi me 3 punonjëse socialë që mbulojnë shërbimet sociale në Bashkinë Elbasan, të cilët gjithashtu ngritën nevojën për shërbime të qëndrueshme në nivel lokal dhe mundësitë e punësimit që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në vendimin e prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në Itali.

 

Profesionistët i shohin si hapa pozitivë dhe që kanë kontribuar në reduktimin e numrit të fëmijëve të pashoqëruar në Itali masat e marra nga Departamenti i Policisë së Shtetit, Kufirit dhe Migracionit me kontroll më të rreptë të akteve noteriale të prindërve dhe shënimet në sistemin TIMS, të ndjekur me një proces të ngushtë monitorimi të prindërve dhe fëmijëve që kthehen në Shqipëri. Referencat e policisë për braktisjen e fëmijëve në zyrën e prokurorëve të prindërve që lanë fëmijët e tyre në Itali dhe në vendet e tjera të Euros janë përmendur gjithashtu si veprime që po kontribuojnë gjithashtu në reduktimin e fenomenit.

Paralelisht me nevojën e sesioneve ndërgjegjësuese për të informuar komunitetin mbi rreziqet që kanë të bëjnë me emigrimin nga Shqipëria në Itali dhe mundësitë për hyrje ligjore në Itali, në takime u theksua nevoja për zbatimin e projekteve zhvillimore për komunitetin për të krijuar kushte më të mira për fëmijët dhe të rinjtë. Në këtë mënyrë, prindërit do të bëhen të vetëdijshëm me rreziqet, por gjithashtu do të vërejnë ndryshime dhe krijim të mundësive për arsimim më të mirë, sistem shëndetësor, arsim profesional etj.

Takimet informuese të Elbasanit i paraprijnë takime të tjera që do të zhvillohen në datat 21-22 qershor në Fier.