Takime informuese me Komitetet Rajonale Antitrafik mbi Linjën Kombëtare 116 006 dhe Aplikacionin “Raporto!Shpëto!

Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, në bashkëpunim me Ëorld Vision Albania, dhe Fondacioni Vodafone Albania, në kuadër të projektit “Adresimi i Trafikimit me anë të Teknologjisë Celulare”, financuar nga NetHope dhe USAID, realizuan takime informuese me anëtarët e Komiteteve Rajonale Antitrafik (KRAT) dhe Tryezat Teknike (TT) Antitrafik në disa qarqe.

Takimet u zhvilluan ne datat 23, 24 dhe 25 shtator me anëtarët e KRAT të Kukës, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë. Për të shprehur mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, në lidhje me përdorimin e aplikacionit “Raporto! Shpëto!” si dhe të hapave që po ndërmerrim për të parandaluar, luftuar trafikimin e personave e per të identifikuar viktimat e trafikimit, mori pjesë edhe Z. Nathan  Haft, Oficer politik i Ambasadës Amerikane.

Këto takime do të shërbejnë jo vetëm për të informuar anëtarët e KRAT dhe të Tryezave Teknike mbi Linjën Kombëtare falas 116006 dhe Aplikacionin “Raporto! Shpëto”, por edhe për te diskutuar së bashku promblematikat e identifikuara për mirëfunksionimin e KRAT-eve si dhe dhënien e rekomandimeve nga ana e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për rolin që KRAT duhet të luajnë në nivel qarku.