Takim me organizatat e shoqërise civile që punojnë me çështjet e trafikimit të personave

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave Elona Gjebrea u takuan me një grup të organizatave të shoqërise civile që punojnë me çështjet e trafikimit të personave.

Këto organizata janë pjesë e Koalicionit të Strehëzave, që ofrojnë mbështetje dhe riintegrim për viktimat e trafikimit.

Gjatë takimit, mbajtur në kuadër të muajit antitrafik, u diskutuan problematikat, sfidat si dhe progresi i arritur deri tani.

Vëmendje iu kushtua sfidës për identifikimin e rasteve të trafikimit, të cilat shfaqen në forma të ndryshme.

Gjate takimit ministri Tahiri vlerësoi punën dhe përpjekjet e shoqërisë civile si partner i rëndësishëm i shtetit në luftën kundër trafikimit të personave.