Shqipëri – Kosovë – Mal i Zi, protokoll bashkëpunimi për antitrafikimin

Sot u zhvillua takimi trilateral mes autoriteteve shqiptare, malazeze dhe kosovare për zbatimin e Protokolleve të Bashkëpunimit për Identifikimin, Referimin dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit.

Pala shqiptare u përfaqësua nga zv/ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea – Koordinator Kombëtar për Antitrafikimin.

Autoritetet shtetërore, grupet e punës së tre shteteve respektive dhe organizatat ndërkombëtare që punojnë kundër trafikimit të qenieve njerëzore do të diskutojnë përgjatë dy ditëve mbi hartimin e një plani të përbashkët pune për fëmijët në lëvizje, unifikimin e formateve të identifikimit, referimit dhe vlerësimit për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në zbatim të protokolleve të bashkëpunimit.