Së bashku kundër trafikimit të personave, 14 Maj 2015 – Video

VIDEO – Bashkëbisedim i zv/ministres së Punëve të Brendshme Elona Gjebrea dhe zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardian Çipa, me studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, për rritjen e ndërgjegjësimit në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Qëllimi i këtij takimi ishte jo vetëm ndërgjegjësimi i studentëve dhe stafit pedagogjik mbi fenomenin e trafikimit, dinamikën dhe pasojat e tij tek personat drejtpërdrejtë të prekur, por edhe mbi rolin e rëndësishëm që pedagogët dhe studentët e këtyre Fakulteteve kanë dhe do të luajnë në të ardhmen në përmirësimin e politikave shtetërore dhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj viktimave të trafikimit duke dhënë një kontribut konkret, të drejtpërdrejtë në rimëkëmbjen dhe riintegrimin afatgjatë të viktimave të trafikimit.