Operatorët turistike shprehin angazhimin në luftën antitrafik

Në kuadër të përpjekjeve në forcimin e aktiviteteve parandaluese të trafimit të qënieve njerëzorë zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe Koordinatore Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, me mbështetjen e IOM-it organizoi workshopin me Shoqatën Shqiptare të Turizmit, me temë ”Udhëto i sigurt dhe i informuar”.

Në fokus ishte ndërgjegjësimi i strukturave, të cilat kontribuojnë në parandalimin apo identifikimin e rasteve të shfrytëzimit.

Takimi mblodhi së bashku operatorë turistik dhe hotelierë, organizata të shoqërisë civile, aktive në parandalimin e trafikimit dhe asistencës ndaj viktimave të mundshme të trafikimit si dhe institucione shtetërore.

Operatorët turistikë shprehën angazhimin serioz edhe të këtij spektri të shoqërisë, të pa-përfshirë më parë në këtë përpjekje kundër trafikimit.

Duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të ndërgjegjësimit dhe pro-aktivitetit operatorëve turistik, workshop-i është një përpjekje tjetër për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes këtyre strukturave dhe agjensive të tjera shtetërore, si edhe përfshirjen maksimale të këtij target grupi në përpjekjet antitrafik.

Kjo pritet të rrisë informacionin që duhet tek qytetari–udhëtar, si dhe të tërheqë vëmendjen e këtyre strukturave ndaj fenomeneve që mund të shoqërojnë veprimtarinë e tyre.