Sandër LLESHAJ

Ministër i Brendshëm

Zoti Sandër Lleshaj u lind në 25 Janar të vitit 1963. Është i martuar me zonjën Violeta Lleshaj, me profesion mësuese. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Dorotea dhe Anton.

Arsimimi dhe kualifikimi

Z. Lleshaj është diplomuar në Akademinë e Oficerëve në Tiranë, në vitin 1985. Në vitin 1999 ka përfunduar studimet si oficer i Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursin e Studimeve të Sigurisë Evropiane në Akademinë e Drejtimit, në Hamburg të Gjermanisë. Në vitin 2012, ka përfunduar studimet e doktoratës në Tiranë dhe ka marrë gradën Doktor i Shkencave.

Z. Lleshaj ka kaluar edhe nëpërmjet një cikli të plotë kualifikimesh, brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 1996, ka përfunduar arsimimin për drejtues njësie në mbrojtjen kundërajrore në Gjermani. Në vitin 2008, ka kryer një kualifikim të nivelit të lartë në Qendrën për Studime të Sigurisë Evropiane, George C. Marshall, në Gjermani. Në vitin 2011, ka kryer Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes, në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey të SHBA.

Karriera profesionale

Pas përfundimit, në vitin 1985, të Akademisë Ushtarake në Tiranë, z. Sandër Lleshaj ka shërbyer në Mbrojtjen Kundërajrore, në Tiranë. Në vitin 1992, është emëruar Komandant i një Regjimenti Kundërajror. Më tej, karriera e tij ka vazhduar në Akademinë e Mbrojtjes si Komandant i Kurseve.

Në vitin 2000, me gradën Kolonel, është emëruar Komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, detyrë që e mbajti deri në vitin 2003, kur ka filluar detyrën si Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Gjatë kësaj periudhe, ka ushtruar si jo rezident, detyrën e Atasheut të Mbrojtjes të RSH në Republikën Çeke dhe në Republikën e Hungarisë.

Në vitin 2006, ai është emëruar Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Në vitin 2009 ka marrë gradën madhore Gjeneral Brigade dhe në vitin 2010 është emëruar në detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në maj të vitit 2013, ai është liruar nga Forcat e Armatosura dhe, prej shtatorit 2013 deri në nëntor 2018, zoti Lleshaj ka kryer detyrën e Këshilltarit të Sigurisë pranë Kryeministrit të Shqipërisë.

Që prej 23 Nëntorit 2018, z. Sandër Lleshaj është emëruar Ministër i Brendshëm.

Z. Lleshaj njeh tri gjuhë të huaja dhe është autor i disa botimeve.

Mr. Sandër Lleshaj CV – English