Mekanizmi Kombëtar i Referimit, implementim efektiv në nivel lokal

Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit IOM dhe në bashkëpunim me Komitetet Rajonale Antitrafik, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Koalicionin e Strehëzave Antitrafik e organizatat lokale anti-trafik, më datë 23 shkurt nisën një set trajnimesh.

Qëllimi i tyre ishte
–    rritja e kapaciteteve te strukturave shtetërore në nivel lokal për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave;
–    implementimi korrekt i Mekanizmit Kombëtar të Referimit për identifikimin, referimin dhe asistencën e viktimave/viktimave te mundshme të trafikimit (VT/VMT) ne nivel lokal.

Ekspertë nga institucionet shtetërore dhe organizatat jo fitimprurëse kanë hartuar një modul trajnimi multidisiplinor për identifikimin dhe referimin tek shërbimet e asistencës të viktimave. Moduli në fjalë po përdoret për trajnimin e punonjësve të zbatimit të ligjit/ofruesve të shërbimeve në 12 qarqet e vendit, të cilët më tej do të kryejnë trajnime në vendin e punës apo shpërndajnë  informacion sipas fushës së tyre të ekspertizës, duke rritur kështu kapacitetet lokale për identifikimin dhe referimin për mbrojtje të VT/VMT.

Këto trajnime synojnë të kryhen për 480 përfaqësues nga agjencitë publike të zbatimit të ligjit (ku përfshihen strukturat e Policisë Antitrafik; Policisë Kufitare, mbrojtjes së të miturve dhe dhunës në familje, Inspektorati Shtetëror i Punës, Shërbimi Social, drejtoritë e shëndetit publik, institucionet arsimore, si dhe organizatat jofitimprurëse).

Trajnimet tashmë janë zhvilluar në Lezhë (23 shkurt) dhe Shkodër (24 shkurt).

Kalendari i mëtejshëm do të përfshijë qytetet e mëposhtme, në këto data:
•    Elbasan – 1 Mars 2016
•    Korçë – 2 Mars 2016
•    Durrës – 9 Mars 2016
•    Tiranë – 11 Mars 2016
•    Fier – 16 Mars 2016
•    Vlorë – 17 Mars2016
•    Kukës – 29 Mars 2016
•    Dibër – 30 Mars 2016
•    Berat – 6 Prill 2016
•    Gjirokastër – 13 Prill 2016