Ligj për “Shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike”

L I G J  Nr.8770  date.19.04.2001 PER  SHERBIMIN E RUAJTJES DHE TE SIGURISE FIZIKE

 

 

Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika  1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave, Kuvendi i Republikes se Shqiperise ;

 

V E N D O S I :
Neni 1

Shoqeria e ruajtjes dhe e sigurise fizike, ka per mision :

a) Sigurimin e objekteve publike e private, ne pronesi ose ne perdorim te personave fizik e juridik, qe ushtrojne veprimtari ne Republiken e Shqiperise.

b) Sigurimin dhe mbrojtjen e jetes dhe te shendetit personave fizik te shtetasve shqipetar ose te huaj.

c) Shoqerimin e vlerave monetare e materiale ose te sendeve te çmuara gjate transportit te tyre.

Neni 4

Licensat, ne varesi te llojit te sherbimit, klasifikohen :

a) te kategorise “a”, qe eshte e vlefshme per ruajtjen dhe sigurimin fizik te objekteve, publike dhe private;

b) te kategorise “b”, qe eshte e vlefshme per sigurimin fizik, mbrojtjen e  jetes dhe te shendetit te shtetasve vendas ose te huaj;

c) te kategorise “c”, qe eshte e vlefshme per shoqerimin e vlerave monetare e te sende te çmuara.

2.Shoqerite, me kerkese te tyre, mund te pajisen njekohesisht me license te kategorise “a” dhe “b” ( “a+b” ).

3.Per nxjerrjen e licenses se kategorise “a”, shoqeria duhet te kete nje kapital fillestar jo me te vogel se 2 000 000 ( dy milione ) leke dhe drejtuesi teknik i zgjedhur duhet te kete nje pervoje pune, jo me pak se 5 vjet, ne sherbimet e Policise se Shtetit ose ne sherbimet e ruajtjes dhe te sigurise fizike te ketyre lloj shoqerive.

4.Per nxjerrjen e licenses se kategorise “b”, shoqeria duhet te kete nje kapital fillestar jo me te vogel se 3 000 000 (tre milione) leke dhe drejtuesi teknik i zgjedhur duhet te kete nje pervoje pune, jo me pak se 5 vjet, ne sherbimet e Policise se Shtetit ose ne sherbimet e ruajtjes dhe sigurise fizike te ketyre lloj shoqerive.

5.Per nxjerrjen e licenses se kategorise “a+b” shoqeria duhet te kete nje kapital fillestar jo me te vogel se 4 000 000 (kater milione) leke dhe drejtuesi teknik i zgjedhur duhet te kete nje pervoje pune, jo me pak se 7 vjet, ne sherbimet e Policise se Shtetit ose ne sherbimet e ruajtjes dhe te sigurise fizike te ketyre lloj shoqerive.

6.Per nxjerrjen e licenses se  kategorise “c”, shoqeria duhet te kete nje kapital fillestar jo me te vogel se 5 000 000 (pese milione) leke dhe drejtuesi teknik i zgjedhur duhet te kete nje pervoje pune, jo me pak se 10 vjet, ne sherbimet e Policise se Shtetit ose ne sherbimet e ruajtjes dhe te sigurise fizike te ketyre lloj shoqerive.

7.Ministri i Rendit Publik dhe Ministri i Financave te percaktojne, me urdher te perbashket, ndryshimin e vlerave te kapitalit fillestar, ne perputhje me nivelin e inflacionit.

Neni 5

1.Shoqerite e pajisura me license te kategorise “a” ushtrojne veprimtari brenda juridiksionit territorial te qarkut te percaktuar ne license.

2.Shoqerite e pajisura me license te kategorise “b”, “c”  dhe  “a+b”  ushtrojne veprimtari ne te gjithe territorin e vendit.

Neni 7

1.Prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise Shtetit krijohet Komisioni i Shqyrtimit te Liçensave.

2.Kerkesat per marrjen e licenses sipas kategorive paraqiten prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, se bashku me dokumentacionin perkates, te percaktuar ne udhezimin e ministrit te Rendit Publik.

3.Komisioni i Shqyrtimit te Liçensave, e shqyrton kerkesen brenda 30 diteve nga paraqitja e kerkeses dhe ne perfundim i paraqet autoritetit leshues vleresimin perkates.

4.Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit eshte autoriteti i ngarkuar per leshimin e te gjitha kategorive te licensave.

Neni 8

1.Uniforma e punonjesit te sherbimit te shoqerive te ruajtjes dhe te sigurise fizike eshte  e njejte per te gjitha shoqerite, por e ndryshme nga ajo e Policise se  Shtetit. Ajo percaktohet  me urdher  te ministrit te Rendit Publik.

2.Ne uniforme vendoset dukshem stema, e cila eshte e veçante per çdo shoqeri. Stema miratohet nga organi licensues, ne çastin kur jepet licensa.

3.Ndalohet mbajtja e uniformes jashte kohes se sherbimit.

  Neni 9

1.Drejtuesi teknik i shoqerise dhe punonjesi i sherbimit pajisen me armatim, municion dhe mjete speciale, te pershtatshme per kryerjen e sherbimit te ruajtjes dhe te sigurise fizike.

2.Lloji e sasia e armatimit, e municionit  dhe e mjeteve speciale, percaktohen me urdher te Ministrit te Rendit Publik.

Neni 10

1.Shoqeria, per permbushjen e misionit te vet, ka te drejte te vendose mjete apo sisteme vrojtuese, sinjalizuese, audiovizive, pajisje nderlidhjeje, si dhe te perdore teknika te tjera, duke respektuar legjislacionin ne fuqi.

2.Per ruajtjen e objekteve, shoqeria mund te perdore edhe qen sherbimi, duke marre masat perkatese per parandalimin e pasojave qe mund te sjelle ky lloj sherbimi.

Neni 11

1.Shoqeria ka ne perberje te personelit te ruajtjes dhe te sigurise fizike drejtues teknik dhe punonjes sherbimi, te cilet pajisen me lejen perkatese per ushtrimin e profesionit.

2.Numri i personelit te sherbimit te shoqerise se ruajtjes dhe te sigurise fizike eshte deri ne 5 per qind e efektivit te drejtorise se policise se qarkut, ku kjo shoqeri ushtron veprimtarine, ndersa numri i armatimit te saj eshte deri ne 2 per qind te numrit te armatimit te efektivit te drejtorise se policise se qarkut.

Neni 12

1.Drejtuesi teknik eshte drejtuesi me i larte teknik i shoqerise dhe pergjegjesi ligjor per drejtimin, bashkerendimin dhe kontrollin e sherbimit te ruajtjes dhe te sigurise fizike.

2.Kur, per shkaqe te arsyeshme drejtuesi teknik largohet nga shoqeria, kjo eshte e detyruar te njoftoje menjehere drejtorin e policise se qarkut, ku ushtron veprimtarine, ndersa per shoqerite e kategorise “c” njoftohet drejtori i pergjithshem i policise. Ne keto raste, shoqeria, brenda 45 diteve, i paraqet autoritetit licensues kerkesen per zevendesimin e drejtuesit teknik, si dhe per pajisjen e tij me lejen perkatese, nese ai nuk ka nje te tille.

 Neni 13

Punonjesi i sherbimit vepron me cilesine e rojes, te truprojes, te operatorit dhe kryen detyra te tjera te ngjashme me to, si dhe  permbush detyrat e ruajtjes dhe te sigurise fizike, te percaktuara ne kete ligj. Ai ka pergjegjesi ligjore per ruajtjen dhe sigurimin e objektit.

 Neni 14

1.Pajiset me leje, per ushtrimin e profesionit te drejtuesit teknik, personi qe ploteson keto kushte:

a)     Ka zotesi te plote  per te vepruar.

b) Eshte shtetas shqiptar, me banim te perhershem ne Republiken e Shqiperise.

c)     Ka kryer arsimin e larte policor.

ç) Nuk ka qene i denuar me vendim te formes se prere per kryerjen e nje krimi.

d)     Eshte me moshe nen 60 vjeç.

2.Autoriteti per dhenien e lejes per ushtrimin e veprimtarise se drejtuesit teknik te shoqerise eshte Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit.

3.Procedurat per dhenien e lejes behen sipas  neni 7 te ketij ligji.

 

 Neni 15

1.Pajiset me leje, per ushtrimin e profesionit te punonjesit te sherbimit, personi qe ploteson keto kritere:

a) Ka zotesi te plote per te vepruar.

b) Eshte shtetas shqiptar, me banim te perhershem ne Republiken e Shqiperise.

c) Nuk ka qene i denuar me vendim te formes se prere per kryerjen e nje krimi.

ç) Ka kryer arsimin e detyrueshem.

d) Ka kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak.

dh) Ploteson kushtet ligjore per mbajtjen dhe perdorimin e armeve.

e) Eshte i afte nga ana shendetesore dhe ka gjatesi trupore  mbi 160 cm.

e) Ploteson kerkesat e nenit 16 te ketij ligji.

2.Autoriteti per dhenien e lejes per ushtrimin e profesionit te punonjesit te sherbimit eshte drejtori i policise se qarkut, ku ushtron veprimtarine shoqeria. Kerkesa per dhenien e lejes paraqitet nga shoqeria prane drejtorise se policise se qarkut, se bashku me dokumentacionin perkates, te percaktuar ne udhezimin e Ministrit te Rendit Publik.

3.Kjo kerkese shqyrtohet brenda 30 diteve nga Komisioni i Shqyrtimit te Lejeve, prane drejtorise policise se qarkut, i cili, ne perfundim, i paraqet autoritetit leshues vleresimin perkates.

 Neni 16

1.Punonjesi i sherbimit, para dhenies se lejes se ushtrimit te profesionit, i nenshtrohet nje kursi kualifikimi per nje periudhe kohe jo me pak se 15 dite, nen drejtimin e drejtuesit teknik te shoqerise dhe ne perfundim te ketij kursi  testohet nga nje komision i posaçem, i krijuar nga organi leshues i lejes.

2.Punonjesi i sherbimit i nenshtrohet kurseve te kualifikimit te organizuara nga shoqeria, te cilat zgjasin jo me pak se 5 dite ne çdo vit kalendarik.

3.Programet e kualifikimit dhe te testimit hartohen dhe miratohen nga organet e Policise se Shtetit, te specializuara per kete sherbim.

4.Organet e Policise se Shtetit ne qark here pas here mbikqyrin kurset e kualifikimit te punonjesve te sherbimit te organizuara nga shoqeria.

 Neni 17

Drejtuesi teknik i shoqerise eshte i detyruar te njoftoje menjehere organin e Policise se Shtetit, per çdo ngjarje qe ndodh ne objektet qe ka ne ruajtje shoqeria dhe çdo tre muaj njofton me shkrim per kryerjen e detyrave te ruajtjes dhe te sigurise fizike, si dhe per problemet qe kane lindur.

 Neni 18

1.Punonjesit e sherbimit kane te drejte te kerkojne nga shtetasit zbatimin e rregullave te vendosura per hyrjen dhe daljen ne objektin dhe/ose ne territorin qe ruajne e te rregullave te tjera te percaktuara ne rregulloren e brendshme te objektit.

2.Kur verejne se ne objektin qe kane ne ruajtje ka ndodhur nje veper penale, menjehere, ne varesi te organizimit te sherbimit, njoftojne organet e Policise se Shtetit dhe marrin masa per ruajtjen dhe sigurimin e  vendit te ngjarjes, deri ne ardhjen e punonjesve te Policise  se Shtetit.

3.Punonjesit e sherbimit perdorin armet qe kane, ne rastet  dhe  kushtet e percaktuara ne ligjin Nr.8290 date 24.02.1998 “Per perdorimin e armeve te zjarrit”.

4.Punonjesit e sherbimit kane te drejte dhe detyre te ndalojne personat qe pergatiten te kryejne, kane kryer ose dyshohet se kane kryer nje veper penale ne objektin qe ruajne ose qe ka lidhje me kete objekt.

5.Punonjesit e sherbimit kane per detyre  t’u japin te dhena punonjesve te Policise se Shtetit sa here qe ju kerkohet, per problemet e ruajtjes dhe te sigurise se objektit.

6.Te drejtat dhe detyrat e parashikuara per punonjesit e sherbimit nga paragrafet 2 dhe 4 te ketij neni, zbatohen edhe ne rastet e ruajtjes e te sigurimit te personave fizike, si dhe te vlerave monetare e materiale dhe sendeve te çmuara ne shoqerim gjate levizjes

Neni  20

1.Shkelja e rregullave te parashikuara ne nenet 5, 6, 11, 12, 14, e 17  te ketij ligji perbejne kundervajtje administrative dhe shoqeria e ruajtjes dhe e sigurise  fizike denohet me gjobe nga 100 000 deri 200 000 leke, ndersa drejtuesi teknik i shoqerise se ruajtjes dhe te sigurise  fizike denohet me gjobe nga 20 000 deri 50 000 leke.  Te drejten e gjobes e ka  drejtori i policise se qarkut.

2.Shkelja e rregullave te parashikuara ne nenet 8  dhe 18 te ketij ligji, perben kundervajtje administrative dhe punonjesi i sherbimit te shoqerise denohet me gjobe nga 5 000 deri 10 000 leke. Te drejten e gjobes e ka  drejtori i  policise se qarkut.

 Neni 21

1.Shoqerise se ruajtjes dhe te sigurise fizike i hiqet licensa nga autoriteti qe e ka leshuar ate, ne rastet kur:

a) vertetohet se licensa eshte marre ne baze te dokumenteve dhe te te dhenave te falsifikuara;

b) eshte denuar administrativisht me gjobe per te njejten shkelje ne menyre te perseritur.

c) nuk fillon ushtrimin e veprimtarise per nje periudhe 3-mujore nga data e marrjes se licenses;

ç) nuk shlyen detyrimet financiare, te parashikuara ne ligj.

2.Drejtuesit teknik i hiqet leja nga autoriteti leshues kur :

a)     vertetohet se leja eshte marre ne baze te dokumenteve dhe te te dhenave te falsifikuara;

b)      eshte denuar administrativisht me gjobe per te njejten shkelje ne menyre te perseritur;

c)     kane ndryshuar kushtet e kerkuara ne nenin 14 te ketij ligji;

ç) nuk fillon ushtrimin e veprimtarise per nje periudhe 3-mujore nga data e marrjes se licenses.

3.Punonjesit te sherbimit i hiqet leja e ushtrimit te profesionit kur :

a)     vertetohet se leja eshte marre ne baze te dokumenteve dhe te te dhenave te falsifikuara;

b)     eshte denuar administrativisht me gjobe per shkelje te perseritura, dmth eshte denuar me shume se nje here per te njejten shkelje;

c)     kane ndryshuar kushtet e kerkuara ne nenin 15 te ketij ligji.

 

Shpallur me dekretin nr.2993 date 4.5.2001

te Presidentit te Republikes së Shqipërisë

Rexhep Meidani