KARTA SHËNDETËSORE FALAS PËR VIKTIMAT E TRAFIKIMIT

Nën drejtimin e Zv/minitres së Punëve të Brendshme Elona Gjebrea u mblodh Mekanizmi Kombëtar i Referimit, në përbërje të të cilit janë Zv/ministri i Jashtëm, ai i Shëndetësisë, i Arsimit, i Mirëqënies Sociale, përfaqësues të IOM dhe organizatave të tjera Jo-Qeveritare.

Sot, në mbledhjen e rradhës u diskutua mbi problematikën e trafikimit të qënieve njerëzore dhe mbështetja e institucioneve ndaj viktimave të trafikimit.

E tillë është edhe pajisja e tyre me Karta Shëndeti për mbi 120 viktima të trafikimit në vend.

Kartat janë bërë aktive dhe çdo person me statusin e viktimës së trafikimit, mund të paraqitet në Qendrat Shëndetësore apo spitale për të marrë shërbim shëndetësor falas.