Gjebrea në konferencën “Prezantimi i gjetjeve paraprake të studimit” – Maqedoni

Zëvendësministre e Punëve të Brendshme dhe Koordinatore Kombëtare për Çështje të Luftës kundër trafikimit të Personave Elona Gjebrea, mori pjesë në konferencën “Prezantimi i gjetjeve paraprake të studimit” organizuar në Shkup, Maqedoni, me mbështetjen financiare të IOM-it dhe e plotësuar nga fondet e Qeverisë së Italisë përmes Ambasadës në Sarajevë.

IOM ka nisur zbatimin e projektit “Kërkim për vlerësimin e nevojave: Situata Rajonale Kundër Trafikimit në Ballkanin Perëndimor” në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ka për qëllim kryerjen e një analize të plotë të situatës kundër trafikimit dhe vlerësimin e nevojave aktuale të rajonit.

Projekti kërkon të gjenerojë platformën e nevojshme për të përmirësuar legjislacionin aktual, programet kombëtare dhe ndërkufitare që adresojnë çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore në rajon.

Konferenca pati në fokus të saj prezantimin e gjetjeve paraprake të studimit me pjesëmarjen e aktorëve te ndryshëm.

Raporti përfundimtar i projektit pritet të analizojë tendencat e reja, ajo që ndodh dhe çfarë është e nevojshme në çdo vend të Ballkanit Perëndimor dhe në nivel rajonal për të luftuar fenomenin e trafikimit të personave në një mënyrë efektive.