Baza Ligjore

Zyra e Koordinatorit Kombëtar kryen gjithë veprimtarinë e saj nëpërmjet Njësisë Antitrafik, strukturë e ngritur në bazë të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 203, datë 19.12.2005. Njësia Antitrafik përbëhet nga Drejtori i Njësisë Antitrafik dhe 4 Koordinatorë. Njësia Antitrafik drejtohet nga Zëvendësministri i Brendshëm, Koordinator Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe ka për detyrë të monitorojë dhe koordinojë të gjitha aktivitetet antitrafik në vend.

Znj. Rovena Voda, është diplomuar si Juriste, Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 2000. Nga shtatori 2014 deri më mars 2017 znj.Voda ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Prej 22 marsit 2017, znj.Voda u emërua në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme. Që prej 22 majit 2017, znj.Voda është emëruar në pozicionin e zv/ministres së Brendshme.

Përfshirja e personaliteteve të njohura i ka dhënë një dimension të ri real, mirëfunksionues, të gjithë hallkave të zinxhirit shtetëror, përfshirë këtu edhe një nga angazhimet premtimmbajtëse të qeverisë; luftën kundër krimit të organizuar dhe, për rrjedhojë, luftën kundër trafikimit të personave.

Detyrat e ngarkuara Njësisë Antitrafik:

  • Monitoron veprimtarinë e institucioneve të ngarkuara për zbatimin e Strategjisë    Kombëtare të Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore;
  • Bashkërendon punën me këto institucione në zbatim të detyrave të ngarkuara nga Strategjia Kombëtare e Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore;
  • Mbledh nga institucionet e përfshira në Strategji dhe nga burime të tjera publike të dhëna për çështje të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe i përpunon ato;
  • Administron bazën e të dhënave të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe paraqet raporte përmbledhëse në Komitetin Shtetëror (Ndërministror) të Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore;
  • Propozon ndryshime dhe përmirësime në sistemet dhe mekanizmat e Strategjisë Kombëtare të Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore;
  • Nxit rritjen e transparencës së veprimtarisë së institucioneve shtetërore, me synim ndërgjegjësimin në këtë fushë, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera dhe shoqërinë civile për këto çështje.
  • Gjithashtu Njësia Antitrafik kryen rolin e Sekretariatit Teknik të Komitetit Shtetëror të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

 

Dokumentet e Strategjisë Kombëtare të Migracionit dhe Plani i Veprimit (shqip_anglisht) për Konsultim Publik. Për çdo sygjerim apo opinion mund të shkruani në adresën: ministriaebrendshme@gmail.com   – Nëntor 2018:

  1. STRATEGJIA KOMBËTARE PËR QEVERISJEN E MIGRACIONIT DHE PLANI I VEPRIMIT 2019-2022
  2. PLAN VEPRIMI PËR STRATEGJINË KOMBËTARE PËR QEVERISJEN E MIGRACIONIT 2019-2022
  3. ACTION PLAN ON THE NATIONAL STRATEGY ON MIGRATION GOVERNANCE_2019-2022_english
  4. THE NATIONAL STRATEGY ON MIGRATION GOVERNANCE_2019-2022_english

 

Akte të tjera:

  1. Procedurat standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave/të mundshme të trafikimit_Shqip
  2. Procedurat standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave/të mundshme të trafikimit_English
  3. VKM Nr. 8 datë 05.01.2002 Për Krijimin e Komitetit Shtetëror të Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.pdf
  4. VKM Nr. 171, datë 11.02.2005 “Për Miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit të Fëm.pdf
  5. Urdhër Nr. 203 datë 19.02.2005 “Për Mënyrën e Funksionimit të Njësisë Antitrafik”.pdf
  6. Marrëveshja e Bashkëpunimit, datë 18.07.2005 “Për Krijimin e një Mekanizmi Kombëtar Referim.pdf
  7. Urdhër i Përbashkët Nr. 1192, datë 19.05.2006 “Për ngritjen e Autoritetit Përgjegjës për mbr.pdf
  8. Urdhër Nr. 139, datë 19.06.2006 “Për Krijimin e Komiteteve Rajonale të Luftës Kundër Trafiki.pdf
  9. Udhëzim Nr. 30 datë 05.02.2010 “Për veprimin e përbashkët të Strukturave Zbatuese të Strateg.pdf
  10. Ligji Nr. 8920 datë 11.07.2002 “Për Ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara” kundër.pdf
  11. Ligji Nr. 9834, datë 22.11.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsio.pdf
  12. Ligj Nr. 9642 datë 20.112006 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës dhe masat.pdf
  13. Ligji Nr. 9544 datë 29.05.2006 Për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, për Mbrojtjen dh.pdf
  14. VKM Nr.653, dt.17.10.2005 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.8, DT.5.1.2002 TË KËSHILLIT TË MIN.pdf
  15. VKM Nr.1083, dt.23.07.2008 PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT.pdf