Bruksel – Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takim me Komisionerin Hahn

Postuar më: 07 Dhjetor 2017
7 Dhjetor 2017, Bruksel - Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm shqiptar zhvilloi një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Bruksel – Ministri i Brendshëm takon Komisionerin Avramopoulos

Postuar më: 06 Dhjetor 2017
6 Dhjetor 2017, Bruksel - Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takoi Komisionerin për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos. Komisioneri përgëzoi Ministrinë e Brendshme për masat e marra dhe rezultatet e arritura deri tani në luftën kundër kultivimit të kanabisit, menaxhimit të integruar të kufijve me synim frenimin e migracionit dhe azilkërkimit të paligjshëm, luftën kundër krimit të organizuar. Ai inkurajoi që ky standard të vijojë edhe në të ardhmen, për të siguruar qëndrueshmëri në rezultate. 

Ministri Xhafaj në konferencën rajonale “Mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të(...)

Postuar më: 04 Dhjetor 2017
4 Dhjetor, Tiranë - Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Sigurisë pranë prezencës së OSBE-së në Shqipëri po organizohet Konferenca Rajonale 2 ditore “Mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar”.

Përmbytjet, Xhafaj nga Novosela: Masa konkrete dhe efikase

Postuar më: 03 Dhjetor 2017
3 Dhjetor, Novoselë (Vlorë) – Fjala e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë inspektimit të situatës pas reshjeve dhe përmbytjeve në zonën e Novoselës, Vlorë. Ministri u shoqërua dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi dhe kreybashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Ministri Xhafaj mesazh për punonjësit e Policisë të angazhuar në situatën e përmbytjeve

Postuar më: 02 Dhjetor 2017
Një falënderim i përzemërt për të gjithë punonjësit e përkushtuar të Policisë së Shtetit që prej më shumë se 24 orësh gjenden në krye të detyrës në çdo cep të vendit, në shërbim të qytetarëve.

Rinas, 41 të riatdhesuar nga Franca dhe Gjermania. Voda: Procedim kompanive turistike që abuzojnë me azilkërkimin

Postuar më: 30 Nëntor 2017
Rinas, riatdhesohen 41 shtetas nga Franca dhe Gjermania. Prononcimi i Zv/ministres së Brendshme Rovena Voda në Aeroportin e Rinasit pas riatdhesimit të azilkërkuesve nga Franca dhe Gjermania. Voda: Procedim kompanive turistike që abuzojnë me azilkërkimin.

EC: Paralajmërim për situata të vështira të motit/MASAT

Postuar më: 29 Nëntor 2017
Emergjencat Civile: Komunikim për marrjen e masave emergjente për situata të pritshme të parashikuara nga IGJEUM dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të përmbytjeve për Evropën

Prononcimi për media i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj

Postuar më: 25 Nëntor 2017
Prononcimi për media i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj - 25 nëntor 2017

‘Forca e Ligjit’/Sekuestrohen pronat e Balilit

Postuar më: 24 Nëntor 2017
Policia e Shtetit ka rregjistruar në datën 3 prill 2016 procedimin penal me nr.44 për trafikim lëndësh narkotike për grupin e njohur si ‘Balili’ me aktivitet kriminal kryesisht në jug të vendit.
Kjo është rubrika e aktiviteteve të Ministrisë së Brendshme në 1 javë. Buletini nr 13. 18-12-2017