Ministri Xhafaj prezanton p/buxhetin 2018 në Kuvend

Postuar më: 17 Nëntor 2017
16 nëntor 2017, Tiranë – Fjala e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në seancën e sotme plenare, gjatë diskutimit në Kuvend mbi projekt/buxhetin 2018

Ministri Xhafaj: Prioritetet e 100 ditëve të para të qeverisjes

Postuar më: 07 Tetor 2017
Tiranë – Fjala e mbajtur nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë prezantimit të prioriteteve dhe objektivave të MB gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes. Ndër prioritetet Ministri renditi përgatitjen e kuadrit ligjor për procesin e Vetting-ut në radhët e policisë, forcimin e policimit në komunitet, luftën kundër grupeve të përfshira në krimin e organizuar dhe kultivimin e kanabisit si dhe riorganizimin tërësor të sistemit të hetimit në polici me ngritjen e strukturave të posaçme ndëristitucionale për goditjen e paligjmërisë, bllokimin dhe sekuestrimin e pasurive kriminale, dhe e fundit por jo për nga rëndësia menaxhimin më të mirë të kufirit si domosdoshmëri për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimin e fenomenit të azilkërkimit dhe emigracionit të paligjshëm.

Fjala e ministrit Xhafaj në seancën parlamentare - 28 shtator

Postuar më: 28 Shtator 2017
Fjala e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në seancën parlamentare – 28 shtator ’17: I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit, Të nderuar kolegë deputetë, Sapo patët të gjithë mundësinë të ndiqnit një hartim politik, që kishte dhe ka një qëllim të vetëm: të nxijë realitetin e vendit. Atë që je duke bërë çdo ditë në kancelaritë ndërkombëtare, të cilat tashmë janë mësuar me këtë gjë.

"Humbëm shumë kohë, por me Vetting-un e çojmë para luftën kundër krimit të organizuar"

Postuar më: 23 Dhjetor 2016
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste:

"Mbroni gjyqtarët e korruptuar, që të mbroni veten për ç'keni bërë 8 vite në qeverisje"

Postuar më: 22 Dhjetor 2016
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në seancën parlamentare - 22 Dhjetor 2016: I nderuar Kryetar, Të nderuar deputetë! Në fakt nuk e kisha bërë ndërmend që të flisja, po dëgjova interpelancën e z. Blushi. Për fat të keq e kam dëgjuar edhe herët e kaluara në parlament. E nuk jam lodhur t’i kthej përgjigje Saliut për hashashin. Nuk lodhem t’i përgjigjem as Benit, po për të njëjtën çështje. Pavarësisht se ndjehem shumë thellësisht i dëshpëruar, po them, dhe i zhgënjyer sesi këtu në parlament mund të ciklohen të njëjtat shpifje, edhe nga njerëz që deri dje mund edhe mos ta prisje fare.

“Ky është buxheti që financon mekanizmin për të pastruar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar”

Postuar më: 01 Dhjetor 2016
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në seancën plenare – 1 Dhjetor 2016: Të nderuar kolegë, në fakt nuk është më këtu zoti Patozi. Jo për të bërë replikë, por meqë e nisi duke thënë se ai ia di peshën fjalës, nuk e vë këtë në dyshim por kam dyshimin se nuk ia di peshën së Vërtetës.

Tahiri-opozitës: Dje e tradhëtuat policinë, sot bashkohuni me ne ose përkraheni dhe heshtni

Postuar më: 03 Nëntor 2016
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshem Saimir Tahiri në seancën parlamentare - 3 nëntor: Të nderuar deputetë, do e marrim me të qeshur, a do e marrim me të qarë. E aq më tepër ç’kusur kanë shqiptarët t’iu çosh edhe në mend kur flet këtu, se ke qenë kryeministër i Shqipërisë në tetë vitet e kaluara?! Në fakt bëre një xhiro shumë të madhe diskutimi nga Lufta e Dytë Botërore, te kokrra e ullirit e fute diskutimin, e dole pastaj te investimet, ekonomia etj., etj..

Tahiri-opozitës: Pse heshtnit dje, kur droga ishte e mbjellë kudo?

Postuar më: 15 Shtator 2016
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në seancën parlamentare: Faleminderit i nderuar Kryetar, dhe faleminderit i nderuar deputet, që u kujtove në karrierën tënde të gjatë në Parlament të çohesh të flasësh për herë të parë për një shqetësim të tillë, siç është kultivimi i kanabisit në vendin tonë.

"S'ka më ndërkombëtarë t'ju kujtojnë se duhet të votoni për Shqipërinë, koha juaj është drejt(...)

Postuar më: 25 Korrik 2016
25 Korrik – Fjala në Kuvend e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, gjatë seancës së fundit plenare për këtë sesion parlamentar: Edhe Kaporal Pelegrini ta ka zili me atë “Fashistë trima, syleshët po na shkatërrojnë Perandorinë!”. E në fakt ke të drejtë të dalësh këtu se një Perandori mbetet për t’u shkatërruar nga Reforma në Drejtësi: që janë gjyqtarët dhe prokurorët që për 25 vite me radhë (çerek shekulli), nën pelerinë me çekiç bëjnë llogaritë e pazaret personale, duke u rënduar qytetarëve pafundësisht në kurriz.

Përmirësimi i mekanizmit kombëtar të referimit në fushën e trafikimit te personave

Postuar më: 28 Qershor 2016
Tiranë – Me iniciativën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave Elona Gjebrea, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migrimit (ICMPD), në kuadër të zbatimit të Projektit të ICMPD-së “Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore”- Faza 2 (THB/IFS /2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga ICMPD, në datat 28-29 Qershor do të zhvillohet ëorkshopi multi-institucional “Për përmirësimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit dhe praktikat e mira në fushën e ndjekjes penale, hetimit dhe politikave gjyqësore”.
16 nëntor 2017, Tiranë – Fjala e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në seancën e sotme plenare, gjatë diskutimit në Kuvend mbi(...) 17-11-2017