Reagimi për akuzat e PD, për Uniformat e Policisë së Shtetit

Postuar më: 12 Shkurt 2016
Enkelejd Alibeaj për uniformat e reja të policisë: Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj pretendon se tenderi për uniformat e reja të policisë është zhvilluar pa asnjë transparencë. Sipas tij, kriteret teknike të këtij tenderi janë përcaktuar sipas profilit të kompanisë fituese, ndërkohë që mendimi i vetë policisë dhe ekspertëve nuk është marrë në konsideratë.

“Regjistrimi i emigrantëve, baza për shërbimet për shqiptarët që jetojnë jashtë”

Postuar më: 11 Janar 2016
Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua projektligji për regjistrimin e shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë: Qeveria miratoi projektligjin për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë duke i hapur kështu rrugë një procesi themelor në përpjekjet tona shtetformuese, për t’i dhënë fund një herë e mirë errësirës së informacionit dhe mbi të gjitha mungesës së shërbimit për të gjithë ata shqiptarë që kanë ndërtuar jetën e tyre me familjet e tyre jashtë Shqipërisë.

Reagim lidhur me deklaratën e PD-së

Postuar më: 03 Janar 2016
Tellalli i gatshëm i zyrave të SHQUP-it, e nisi këtë vit të ri, në të njëjtin avaz siç e mbylli atë që shkoi, me shpifje e sulme për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Brendshme.

Akset ku drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes për shkak të ngricave

Postuar më: 30 Dhjetor 2015
Ministria e Punëve të Brendshme, nisur nga parashikimet për ulje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim në gjithë territorin e vendit, këshillon qytetarët e veçanërisht drejtuesit e mjeteve, të bëjnë kujdes sidomos gjatë qarkullimit në akset më problematike.

Masat e marra për të përballur kushte të vështira të motit në ditët në vijim

Postuar më: 25 Nëntor 2015
Drejtoria e Emergjencave Civile në MPB, nisur nga parashikimet e motit për ditët në vijim, njofton gjithë qytetarët se nuk ka vend për panik, por u kërkon gjithë strukturave në qendër apo në pushtetin lokal, të dëshmojnë angazhimin maksimal për përballimin në kohë të çdo situate.

E vërteta e rikthimit në detyrë të oficerit Albano Ahmeti

Postuar më: 13 Nëntor 2015
Lidhur me rikthimin në radhët e Policisë së Shtetit të oficerit Albano Ahmeti, pas një periudhe pezullimi nga detyra gjatë kohës që ai ishte nën hetim për një çështje penale, sqarojmë se janë ndjekur të gjitha hapat proceduriale dhe në respekt të legjislacionit dhe rregullores në fuqi.

Situata drejt normalizimit, pas ndërhyrjeve të Emergjencave Civile

Postuar më: 12 Tetor 2015
Situata aktuale në zonat që kanë pasur përmbytje apo probleme të tjera të shkaktuara nga rreshjet, është në përmirësim si rezultat i ndërhyrjes së forcave dhe mjeteve në terren, vendosjes në punë të hidrovoreve dhe lehtësimit të kushteve të motit.

Mirditë, kapet rreth 1 ton kanabis, 1 në pranga 3 në kërkim

Postuar më: 30 Shtator 2015
Gjatë operacionit antidrogë të koduar "Oroshi", specialistet e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Viktor Kola, banues në fshatin Bulsharë

Reagim i zyrës së shtypit të ministrit të Punëve të Brendshme

Postuar më: 19 Shtator 2015
Nuk ka mbetur asgjë tjetër përveçse ta falenderojmë Partinë Demokratike që me konferencat e saj të përditshme për të përbaltur sukseset e Policisë së Shtetit, në fakt i bën jehonë këtyre sukseseve që po shënojnë një kthesë historike në rrugën e ndërtimit të shtetit modern europian shqiptar.

Reagim për deklaratën e PD për punonjësin e Inspektimit në MPB

Postuar më: 15 Shtator 2015
Lidhur me deklaratën e PD-së, për rikthimin në detyrë të z. Anastas Meçi, për shkak se është përjashtuar dy herë nga rradhët e Policisë së Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se:
Përsëri Partia Demokratike sot akuzoi për qëllimet e saj dhe pa asnjë bazë Policinë e Shtetit, lidhur me ndalimin e shtetasit Orest Sota nga(...) 06-11-2017