"Përgjimi"/Kush e shpëton sot Presidentin e Republikës? VIDEO

Postuar më: 19 Maj 2016
Fjala e ministrit Tahiri në seancën plenare - 19 maj: Të nderuar kolegë I nderuar Kryetar Eshtë ngritur një furtunë e tërë prej të paktën 1 jave më së paku, me disa pretendime se MPB dhe Policia e Shtetit ka operuar me një pajisje përgjimi. Imagjinata institucionale dhe politike e të gjithë atyre që mbajnë një post shtetëror të rëndësishëm dhe gjithë atyre tjerëve që kanë mbajtur në të kaluarën poste shumë të rëndësishme dhe sot janë deputetë, shkoi deri në hartim listash se kush është përgjuar, pse është përgjuar, si është shkuar pas me përgjime për diversion dhe rraqe politike, u ngrit një furtunë në gotë që lebetiti gjithë Shqipërinë.

Tahiri opozitës: Ndajeni mendjen, ose reformën, ose parlamentin

Postuar më: 12 Maj 2016
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në seancën plenare – 12 maj:

“Qëndrimet zyrtare mbi refugjatët janë institucionale, kërkojini”

Postuar më: 10 Mars 2016
Fjala e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë seancës së sotme plenare

"Byroja, jo çështje e vullnetit formal, por e vullnetit real"

Postuar më: 11 Shkurt 2016
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në seancën parlamentare, gjatë diskutimit për draftin që parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit:

"Pse nuk duhet drejtuar gishti te Policia"

Postuar më: 04 Shkurt 2016
Fjala e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në seancë plenare: I nderuar drejtues i seancës, të nderuar deputetë! Për hir të së vërtetës duke dëgjuar ish-kryeministrin për ato që thoshte, të humb edhe dëshira të besosh te parlamentarizmi dhe te kapaciteti që duhet të ketë kjo sallë për të gjeneruar debate reale për qytetarët. E filloi me statutin e vazhdojë me akuza për lidhje me krimin, vazhdojë me rajonin, shkoi deri në Azi dhe me plot të drejtë njerëzit pyesin: Kujt i duhet tre orë gati, të paktën tani në fund, debat pa pikën e lidhjes, për interesin publik pa pikën e lidhjes, për qytetarët pa brumë? Për të shkuar te problemi, pa zgjidhje, kujt i duhet kjo? Për çfarë jemi këtu? Çfarë bëjmë? Për kë flasim? Kush është interesi i qytetarëve? S’ka rëndësi, mund të shahemi tërë ditën, mund të më shani mua. Unë ju shaj juve, nuk ka rëndësi, ne mund të debatojmë por kujt i duhet, kujt i vlen?!

Fjala e Ministrit Tahiri në analizën vjetore të Policisë, për 2015

Postuar më: 27 Janar 2016
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në analizën vjetore të punës së Policisë së Shtetit për vitin 2015: Dua ta filloj duke falenderuar Kryetarin e Komisionit të Sigurisë dhe deputetët e Komisionit të Sigurisë për mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë reformave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë, duke na mundësuar hartimin dhe miratimin e një kuadri të plotë ligjor, që synon më së pari krijimin në Policinë e Shtetit të një mjedisi të atillë, ku bashkëpunimi me qytetarin është gur themeli për ta bërë shoqërinë dhe vendin më të sigurt.

"Ligji për sigurinë publike, shton elementët bazë për jetë më të sigurt"

Postuar më: 25 Janar 2016
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë prezantimit të projektligjit ‘’ Për masat shtesë të Sigurisë Publike’’ në Komisionin e Sigurisë Publike. Komisioni miratoi me votat e mazhorancës, draftin e qeverisë dhe në seancat në vijim do të kalojë për diskutim nen për nen.

Prezantohet profili i zgjeruar i migracionit, 2012 - 2014

Postuar më: 18 Dhjetor 2015
U prezantua sot Profili i Zgjeruar i Migracionit i Republikës së Shqipërisë, i cili pasqyron zhvillimet migratore në vend gjatë periudhës 2012 - 2014. Ky dokument si vazhdë e profileve të mëparshme është hartuar sipas një modeli më të avancuar, nga një grup pune ndër-institucional, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin në Ministrinë e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me organizma të tjera qeveritare dhe joqeveritare kontribuese në fushën e migracionit në Shqipëri. Detajet e Profilit të Migracionit u bënë të ditura nga zv/ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea, zv/ministrja e Mirëqënies Sociale Gentjana Sula, Zv/ministria e Punëve të Jashtme Odeta Barbullushi, Drejtuesja e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Shqipëri Alma Jani, si edhe zv/Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Genc Merepeza.

“E ardhmja e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri”

Postuar më: 16 Dhjetor 2015
Fjala e zv/ministrit të Punëve të Brendshme Ilirjan Mustafaraj në aktivitetin ku u prezantua dokumentit politik “E ardhmja e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri”:
16 nëntor 2017, Tiranë – Fjala e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në seancën e sotme plenare, gjatë diskutimit në Kuvend mbi(...) 17-11-2017