Parandalimi

Kukës - Takimi ndërgjegjësues i radhës për projektin mbi parandalimin e migracionit të parregullt

Kukës - Takimi ndërgjegjësues i radhës për projektin mbi parandalimin e migracionit të parregullt

5-6 Dhjetor, Qarku Kukës - Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në bashkëpunim me Komitetin Rajonal Antitrafik, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Departamenti për Kufirin dhe Migracionin)  dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese në zbatim të projektit "Mbi parandalimin e migracionit të parregullt", në datat 5 dhe 6 dhjetor  zhvilluan takime informuese në qarkun e Kukësit.

Takim konsultativ për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2018-2020

Takim konsultativ për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2018-2020

12 Dhjetor 2017, Ministri e Brendshme - Takim konsultativ për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2018-2020

Trajnimet "Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar – Faza 2 (THB/IFS/2"

Trajnimet "Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar – Faza 2 (THB/IFS/2"

21-23 Nëntor - Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave (ZKKA)  në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Zhvillimit të Politikave të Migrimit (ICMPD) në datat 21-23 nëntor organizuan trajnimin treditor me temë "Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar – Faza 2 (THB/IFS/2)" .

Elbasan - Vijon fushata informuese  “Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt!"

Elbasan - Vijon fushata informuese  “Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt!"

22 Nëntor 2017, Elbasan - Në vijim të kalendarit kombëtar për zhvillimin e aktiviteteve sensibilizuese në zbatim të projektit "Mbi parandalimin e migracionit të parregullt", Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Komitetin Rajonal Antitrafik, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Departamenti për Kufirin dhe Migracionin) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në datat 22 nëntor zhvilluan disa takime informuese në qarkun e Elbasanit.

"Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt!" - Tur takimesh në Dibër

"Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt!" - Tur takimesh në Dibër

Në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese në zbatim të projektit "Mbi parandalimin e migracionit të parregullt", Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Komitetin Rajonal Antitrafik, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Departamenti për Kufirin dhe Migracionin)  dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në datat 15 dhe 16 nëntor  zhvilluan takime informuese në qarkun e Dibrës.

Takime në 12 qarqe, në zbatim të programit "Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt!"

Takime në 12 qarqe, në zbatim të programit "Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt!"

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Komitetet Rajonale Antitrafik, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në zbatim të projektit "Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt!", po zhvillojnë takime informuese në 12 qarqet e vendit, sipas një kalendari të hartuar bashkërisht.

Trajnimet mbi respektimin e të drejtave të viktimave të trafikimit nga institucionet lokale të zbatimit të ligjit

Trajnimet mbi respektimin e të drejtave të viktimave të trafikimit nga institucionet lokale të zbatimit të ligjit

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje te Luftës kundër Trafikimit te Personave, ne bashkëpunim me qendrën Psiko-sociale "Vatra", me mbështetjen e  Ambasadës Amerikane, në disa qarqe të vendit do te zhvillojnë/po zhvillojnë trajnime me temë "Respektimi i të drejtave të viktimave të trafikimit nga institucionet lokale të zbatimit të ligjit". 

Selitë dhe Yzberisht : Takim informues me komunitetin rom dhe egjiptian

14 dhe 16 Qershor 2017 - Ministria e Punëve të Brendshme/ Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në zbatim të Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të saj të Veprimit 2014-2017, si dhe në vijim të zhvillimit të fushatave ndërgjegjësuese në kuadër të parandalimit të fenomenit të trafikimit të personave, organizoi dy takime informuese me përfaqësues të komunitetit Rom dhe Egjiptian në zonën e Selitës dhe Yzberishtit, Tiranë, ku morën pjesë gjithsej rreth 60 persona. Aktivitetet u zhvilluan në bashkëpunim me Organizatën “ARSIS” dhe Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë Tiranë.

Shqipëri-Kosovë, takim bashkëpunimi në luftën kundër trafikimit të personave

Shqipëri-Kosovë, takim bashkëpunimi në luftën kundër trafikimit të personave

14 Qershor 2017 - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u organizua një takim mes autoriteteve shqiptare dhe kosovare për adresimin e problematikave në zbatim të Protokollit shtesë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës “Për intensifikimin e bashkëpunimit në Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe për përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar të ndihmuar të viktimave, si dhe viktimave të mundshme të trafikimit, në veçanti të fëmijëve”.