Baza Ligjore

Baza Ligjore

Zyra e Koordinatorit Kombëtar kryen gjithë veprimtarinë e saj nëpërmjet Njësisë Antitrafik, strukturë e ngritur në bazë të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 203, datë 19.12.2005. Njësia Antitrafik përbëhet nga Drejtori i Njësisë Antitrafik dhe 4 Koordinatorë. Njësia Antitrafik drejtohet nga Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe ka për detyrë të monitorojë dhe koordinojë të gjitha aktivitetet antitrafik në vend.

Marrëveshja për funksionimin e mekanizmit kombëtar për referimin e viktimave të trafikimit

Marrëveshja e bashkëpunimit për funksionimin e mekanizmit kombëtar për referimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit të personave.