Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE QERSHOR 2018

logo

Policia që duam

Policia e Shtetit, institucioni më i besuar Policia e Shtetit vijon të gëzojë një besim të lartë te qytetarët, sipas një studimi të bërë nga instituti IDRA gjatë periudhës Prill-Maj 2018. Në këtë studim janë zhvilluar 2500 intervista me qytetarë në të gjithë vendin. Për sa i përket nivelit të sigurisë në zonat e banimit edhe këtu kemi të dhëna pozitive të cilat janë ...

Ligjshmëria në Polici

Rezultatet e Operacionit “Forca e ligjit” Operacioni “Forca e ligjit” shënoi një tjetër sukses gjatë muajt Qershor. Në kuadër të tij, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës goditën një grup kriminal i cili kishte vjedhur me armë kasaforta me vlera monetare të bizneseve të ndryshme. Policia ka mundur të dokumentojë 11 ngjarje të cilat ...

Shteti në detyrë

Siguri më e lartë për sezonin turistik Policia e Shtetit hartoi një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Për këtë vit është programuar shtesë të numrit të punonjësve të Policisë, mjeteve dhe pajisjeve në 31 zona plazhi dhe 7 zona turistike malore dhe kulturore. Janë parashikuar ngritjen e stacioneve të reja provizore të policisë ...

Partneritet Strategjik

Ministri Xhafaj vizitë zyrtare në Belgjikë, Gjermani,Kroaci Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë këtij muaji zhvilloi vizita në Belgjikë, Gjermani dhe Kroaci. Gjatë vizitës dy ditore në Bruksel, ministri Xhafaj mori pjesë në takimin e KE-së me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor. Në takim u diskutuan çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin e kufirit dhe migracionin. Në vijim të vizitës Ministri Xhafaj ...

Policia pranë qytetarëve

Ekspertiza: Ja e vërteta për Enea Ftoji-n I riu Enea Ftoji, i cili ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për vjedhje, nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës së Policisë. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se ndaj tij, nuk është ushtruar dhunë. Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, zv.drejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme ...