» Grabitja në Rinas/Në pranga 4 persona si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje
Postuar më: 22/04/2019

Grabitja në Rinas/Në pranga 4 persona si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje

Tiranë – Vazhdon veprimtaria hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 9 prill në Rinas

Në pranga katër persona si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje

Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor me specialistët më të mirë të Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019, ku janë vjedhur me armë një sasi e kosiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi A.M, informojmë se:

Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht:

O.V., 38 vjeç, banues në Krujë;
A.B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkohshem në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;
R.S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan;
S.Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.

Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve janë përdorur teknika speciale hetimore dhe janë përfshirë strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta, të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.