» Qarkullon me armë zjarri në kryeqytet, arrestohet në flagrancë
Postuar më: 28/03/2019

Qarkullon me armë zjarri në kryeqytet, arrestohet në flagrancë

Tiranë – Qarkullon me armë zjarri në kryeqytet, arrestohet në flagrancë nga Policia

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i gjendet dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin M.G., 22 vjeç, banues në Fier.

Në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin M. G. Gjatë kontrollit fizik drejtuesit të mjetit, shtetasit i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.