» Durrës – Kapet 2.1 kg heroinë, arrestohet trafikuesi
Postuar më: 27/03/2019

Durrës – Kapet 2.1 kg heroinë, arrestohet trafikuesi

Port, Durrës – Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të shtetasit E.D. i kanë gjetur në trup një sasi lënde narkotike me peshë rreth 2 kilogramë e 160 gramë, e dyshuar si heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur Grupi Hetimor, Specialistë të Njësisë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ku vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.