» Operacion për kontrollin e ambienteve të mbyllura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike
Postuar më: 08/03/2019

Operacion për kontrollin e ambienteve të mbyllura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

Policia e Shtetit – Operacion për kontrollin e ambienteve të mbyllura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit ka nisur një operacion i gjerë për kontrollin e territorit.

Gjatë këtij operacioni janë angazhuar 289 grupe kontrolli nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit e Migracionit.

Në operacion morën pjesë 1.110 punonjës policie me 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.

Janë kryer gjithsej 4.922 kontrolle/rikontrolle, në:

1795 sera/minisera
– 1036 magazina/objekte 
– 883 ish objekte ushtarake
– 509 shtëpi të braktisura
– 299 stane/stalla
– 407 ambiente të hapura
– 43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në territor dhe në ambiente të mbyllura nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Grupet e monitorimit të DPPSH, të cilët janë përgjegjëse për territoret e caktuara për monitorim kanë ndjekur operacionin në të gjithë territorin e vendit.

Kontrollet do vijojnë në mënyrë periodike në bashkëpunim edhe me aktorë dhe agjenci të tjera përgjegjëse, të përfshira në Planin Kombëtar të Veprimit për parandalimin e kultivimit të kanabisit.