» Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) shpall 8 vende vakante
Postuar më: 28/01/2019

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) shpall 8 vende vakante

Tiranë, 28 Janar 2019

AGJENCIA E BLERJEVE TË PËRQENDRUARA – NJOFTIM PËR 8 VENDE TË LIRA PUNE

Në mbështetje të ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; të ligjit nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të VKM-së nr.81 datë 14.02.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara”, pika 7; të Vendimit nr.187 datë 08.03.2017, i ndryshuar; të Urdhërit të Kryeministrit nr.46 datë 09.03.2018 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara” – Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) shpall vendet vakante për pozicionet:

  1. Drejtor/e, Drejtoria e Shqyrtimit të Ankesave – kategoria e pagës II-b   (1 pozicion)

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:

Mbulon menaxhimin e Drejtorisë së Shqyrtimit të Ankesave, veprimtaria e të cilës përqendrohet në shqyrtimin dhe vendimmarrjen mbi ankesat e operatorëve ekonomikë të interesuar, gjatë fazave të ndryshme të procedurave të prokurimit që zhvillon organi qëndror blërës ABP; Zbaton legjislacionin në fuqi për prokurimet publike dhe atë të procedurave administrative e gjyqësore; Mban përgjegjësi për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë së drejtorisë; Udhëzon stafin në përmbushjen e aktiviteteve të përditshme, si dhe koordinon veprimtarinë e drejtorisë në marrëdhënie me drejtoritë dhe strukturat e tjera të ABP-së; Zgjidh probleme lidhur me aktivitetet e përditshme që ndikojnë në arritjen e rezultateve të drejtorisë; Merr vendime konstante në përputhje me aktivitetin e drejtorisë; Raporton dhe përgjigjet direkt tek titullari i institucionit; Kryen cdo detyrë tjetër të ngarkuar nga titullari i institucionit.

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:

Kritere të përgjithshme: Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral. Të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar.

Kritere të posaçme:  Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

Arsimi: Master Shkencor apo Master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, në Shkenca Juridike. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

Njohuri dhe aftësi: njohuri të gjera të legjislacionit për prokurimin publik sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria dhe njohuri shumë të mira të procedurave administrative; njohuri shumë të mira profesionale; aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën e stafit nën varësi; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi; aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

Eksperienca: Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e prokurimeve publike.

Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Word, Excel, Internet.

 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim/Letër motivimi
  2. Jetëshkrim
  3. Fotokopje të diplomës Master Shkencor/Master Profesional (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  8. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm ose vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  9. Vërtetim nga institucioni/punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

  • Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 07.02.2019, nëpërmjet: postës zyrtare/e-mail [email protected] ose dorëzimit në protokollin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Ministria e Brendshme, “Sheshi Skënderbej”, nr.3, Tiranë.

  • Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar dhe zhvillimi i intervistës me ta, njoftimi i kandidatëve të suksesshëm nga komisioni “Ad-Hoc”, do të bëhet brenda datës 18.02.2019.

  1. Koordinator/e, Drejtoria e Zhvillimit të Prokurimeve – kategoria e pagës III-a  (7 pozicione)

 Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:

Merr pjesë në komisionet e ngritura nga titullari i organit qëndror blerës ABP dhe është përgjegjës, për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave të paraqitura nga operatorë ekonomik të interesuar, në procedurat e prokurimit që zhvillon organi qëndror blerës; Zbaton legjislacionin në fuqi për prokurimet publike dhe atë të procedurave administrative; Bashkëpunon me strukturat e tjera të ABP-së në përmbushjen e aktiviteteve të përditshme; Merr vendime konstante në përputhje me detyrat e ngarkuara; Siguron të dhëna të detajuara, analiza dhe njohuri të specialitetit, ofron ide dhe mendime teknike, argumenton nga ana teknike propozimet përkatëse, sipas fushës së ekspertizës dhe objekteve të prokurimit që kryen organi qëndror blerës ABP; Raporton dhe përgjigjet direkt tek drejtori i drejtorisë; Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga titullari i institucionit.

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:

Kritere të përgjithshme: Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral. Të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar.

Kritere të posaçme:  Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës

Arsimi: Master Shkencor apo Master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, në Shkenca Juridike/Ekonomike/ Inxhinieri Tekstili/Inxhinieri Mekanike/Inxhinieri Ndërtimi/Inxhinieri Elektrike/ Inxhinieri Elektronike dhe të ngjashme me to.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

Njohuri dhe aftësi: njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale; njohuri shumë të mira të legjislacionit për prokurimin publik sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria dhe njohuri shumë të mira të procedurave administrative; aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; aftësi për të shqyrtuar, verifikuar dhe vlerësuar; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi; aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

Eksperienca: Të ketë të paktën 2 vite përvojë pune. 

Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Word, Excel, Internet.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim/Letër motivimi;
  2. Jetëshkrim;
  3. Fotokopje të diplomës Master Shkencor/Master Profesional (përfshirë edhe diplomën Bachelor);