» Lezhë – Operacioni “Forca e Ligjit”, sekuestrohen rreth 5.2 mln euro
Postuar më: 24/01/2019

Lezhë – Operacioni “Forca e Ligjit”, sekuestrohen rreth 5.2 mln euro

Lezhë – Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sekuestrohen rreth 5.2 mln euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale

Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019.

Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milione euro dhe 7 apartamente.